Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka shkruar se për shkak të cmimit të nafts, bizenset janë buzë kollapsit ndërsa Qeveria në vend se të ndermerr masa për t’i ndihmuar ato, po lufton kundër rritjes së mimeve duke i detyruar biznesnet të punojnë me humbje. “Shteti funksional është në rrezik. PSE? Çmimi i naftës dhe obligimet fiskale janë bërë të papërballueshme për secilin punëdhënës. Çdo ditë pa veprime konkrete në këtë situatë të pazakontë po i shtyn ndërmarrjet drejt mbylljes dhe po rrezikon mijëra vende pune. Kjo qeveri po përpiqet të “luftojë” çmimet duke i detyruar bizneset të shesin me humbje. Kjo nuk është zgjidhje, por është recetë për falimentim, ka shkruar deputeti, Besnik Tahiri. Ai ka shtuar më tutje se  shtetet serioze nuk bëjnë populizëm me çmime artificiale por ndërmarrin masa të ndryshme, ulin përkohësisht akcizën dhe TVSH-në, subvencionojnë sektorët kritikë, krijojnë rezerva strategjike shtetërore, targetojnë ndihmën direkt te qytetarët dhe masa të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika në adresë të …