Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka numëruar dështimet e dorëzimet e Albin Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që ta regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit. Ai shkruar se  jeta politike e kryeministri Kurti është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim.  U dorëzua dhe u tërhoq edhe për tokat e Manastirit të Deqanit. I fali 24  hektarë tokë për një anëtarësim në KE. U dorëzua në luftë…! U dorëzua në dialog, pa kushte. U dorëzua dhe e pranoi Zajednicën. Në Ohër pranoi autonomi për serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe. U dorëzua në luftën kundër korrupsionit, tani i mbron të korruptuarit dhe i sulmon prokurorët, që po ja arrestojnë bashkëpunëtoret. U dorëzua në betejën kundër nepotizmit, politizimit dhe partizimit të institucioneve publike, tani përpiqet të legjitimoj dukuritë negative. U dorëzua dhe u tërhoq nga referendumi për Bashkim Kombëtar. U dorëzua dhe po tërhiqet nga Veriu duke organizuar referendum për të larguar kryetarët shqiptarë nga komunat veriore. U dorëzua dhe u tërhoq për demarkacionin me Malin e Zi. U dorëzua dhe u tërhoq nga kërkesa “Drejtësi për Astrit Deharin”, a në fakt vet i zhduken dhe djegën mostrat në  Mjekësinë Ligjore. Nga frika e zbulimit nuk votojnë as Komision Hetimor për ta zbardhur të vërtetën e rastit të Astritit. Asnjë zotim, premtim i përmbushur. Albin Kurti të gjitha i ka dorëzim dhe mashtrim.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …