Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër ndërmjetësuesin e BE-xë për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke e cilësuar si një ushtar të bindur prosllav. Humolli theksoi se politika e BE-së, sidomos pas vizitës së fundit të presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd, është shfaqur si pro-shoviniste dhe mbështetëse e Serbisë. Sipas tij, qëndrimet e BE-së reflektojnë pendesë për bombardimet kundër Serbisë gjatë luftës së viteve ’90. Ai shtoi se Serbia ka kolonizuar dhe asimiluar territoret shqiptare dhe se politika ndërkombëtare sillet si Kosova të jetë ndarë nga Serbia, e jo të jetë çliruar nga ajo. Fatkeqësia është se politika shqiptare nuk po e kupton se ne kemi qenë të pushtuar dhe jemi çliruar nga pushtimi serb, tha, Fatmir Humolli, duke shprehur pakënaqësi edhe ndaj qeverisë aktuale të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …