leoni

Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se kryeministri Albin Kurti do të shpallë zgjedhjet në momentin e tij, dhe jo kur e kërkon opozita

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka shprehur bindjen e tij se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shpallë zgjedhjet kur të vijë momenti i duhur për të, dhe jo pas presionit të opozitës, duke i dhënë një rëndësi të veçantë vendimmarrjes së qeverisë. “Sa i përket deklarimeve për zgjedhje të parakohshme, unë kam deklaruar edhe më herët, që Albini do të shpallë zgjedhjet kur të konvenojnë atij, e jo kur e kërkojnë partitë opozitare. Po e them këtë, për arsye se asnjëherë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk janë mbajtur për shkak të presionit të opozitës, por me dëshirën e Kryeministrit, për shkaqe të ndryshme, por më të shumtat kanë qenë mosfunksionimi stabil i koalicionit. Tani shumica parlamentare është e rreshtuar dhe nuk ka të qara të dukshme të cilat e bëjnë qeverinë jofunksionale, gjë që ia mundëson. Haliti vlerëson se as nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka presion për të pasur zgjedhje në Kosovë, pavarësisht vërejtjeve ndaj Kurtit. Kjo ka të bëjë me situatën aktuale të dialogut dhe sfidat që Evropa po përballon në rajon. Në fund, ai konkludon se Kurti do të shtyjë zgjedhjet dhe Asociacionin sa më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …