Shpejtim Bulliqi

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi kërkon që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të rinegociohet

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi shprehet  se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të rinegociohet. Edhe pse Kryeministri Mustafa ka paralajmëruar procedimin në Kuvend të demarkacionit, Bulliqi ka shprehur se fillimisht duhen menjanuar lëshimet që ka bërë Komisioni Shtetëror. “Praktikisht zgjidha më e mirë do të ishte rinegocimi i marrëveshjes, për faktin se ne nuk kemi diçka kontestuese nga ana e Malit të Zi, e cila edhe më herët është deklaruar  se janë të gatshëm ta rishikojnë  punën e demarkacionit”, ka thënë Bulliqi. Ai ka theksuar më tej për lajmi.net se arbitrazhi do të ishte i nevojshëm sikur të kishte paraqit problem pala malazeze.  “Atëherë mënyrë më e mirë dot ishte që të rinegociohet kjo çështje të mënjanohet ato lëshime  nga Komisioni Shtetëror dhe të miratohet dhe të ecim tutje”, ka shtuar Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Bubullima e motorëve do të dëgjohet edhe në qelitë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka shkruar se sot do …