Rashit Qalaj

Deputeti Rashit Qalaj, kritikon arrestimin e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq nga veriu i Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka kritikuar arrestimin e politikanit serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq, duke e cilësuar si kufizim të të drejtave të njeriut. Qalaj theksoi se zbatimi i ligjit duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe se arrestimi për një veprim si fishkëllima ndaj prezencës së kryeministrit është shqetësues. Ai shtoi se veprime të tilla dëmtojnë përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit dhe se Policia e Kosovës duhet të turpërohet nëse arrestimi është bërë për arsye kaq të vogla. Qalaj theksoi të drejtën e qytetarëve për të shprehur mbështetje ose kundërshtim në mënyrë paqësore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …