Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vlerësuar lart protestën e 10 shkurtit të vitit 2007. Ai ka thënë se 10 shkurti i vendosi themelet e reja të përpjekjes për liri e vetëvendosje, përpjekje që vazhdon edhe sot e kësaj dite me intensitet edhe më të shtuar. 10 shkurti i vitit 2007 ishte vetë përcaktim i së ardhmes. Kjo datë është e tashmja e paralajmëruar jo vetëm për atë që alarmonte, sidomos për atë që shënjonte: se vullneti për liri e vetëvendosje nuk mund të negociohet, andaj nuk mund të ketë kompromis mbi të dhe për të. Gjatë intervistës për “Epokën e Re” deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se dialogu në Bruksel i ka sjellë vetëm ndarje të brendshme Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se për normalizim të marrëdhënieve duhet ndryshuar Serbia dhe jo Kosova. Serbia është ajo që duhet të kërkojë falje për krimet e kryera dhe t’ia njohë Kosovës subjektivitetin e plotë, ka porositur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon …