Milaim Zeka

Deputetit, Milaim Zeka, i caktohet një muaj paraburgim

Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, Milaim Zeka, për veprën penale Kanosje nga neni 185 par. 3, lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Atij  iu ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje një muaj. Në arsyetim  thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se me 24 shtator 2018 në ambientet e një  televizioni privat,  i pandehuri Milaim Zeka  ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu për shkak të detyrës zyrtare “Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe duke marr parasysh se i pandehuri ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu, i cili ka ngritur aktakuzë. Pala mbrojtëse  ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …