Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, ka dështuar në qeverisjen e vendit

Deputetja e AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dështuar në qeverisjen e vendit, pasi  duke mos ditur të qeveris vendin, ai po nxit debate për kriza. Po shohin sesi po përsëritë krizë pas krize dhe po shohim që po vendosen masa të rrepta ose gjendje e jashtëzakonshme në arsim, shëndetësi. Dhe duke e analizuar Kurtin në aspektin e opozitarizimit dhe tash po shohim se ka dështuar shumë. Duke mos ditur t’i menaxhojë krizat po luan blofe tjera dhe nxit debat që ka të bëjë me krizën”. Deputetja Kadrijaj tha se kanë kërkuar që të mos dialogohet për çështje teknike me Serbinë, por të arrihet marrëveshja përfundimtare me njohje në qendër dhe  në këtë proces duhet të përfshihet edhe Amerika. Albin Kurti nuk duhet të jetë arrogant me opozitën për procesin e dialogut, ndryshe nuk do të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, ka saktësuar deputetja, Time Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …