Time Kadriaj: Në Këshillin e Sigurimit duhet të flitet për interesa shtetërore dhe të mbrohet shteti e jo të heshtet

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar kundër vendosjes së flamujve serbë me hartën e Kosovës, në ndeshjen me Anglinë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendosjes së flamujve serbë me hartën e Kosovës në ndeshjen mes Anglisë dhe Serbisë. Kadrijaj ka akuzuar Serbinë për ndjekje të rrugës së shovinizmit të kriminelit Millosheviq, duke e cilësuar këtë veprim si një dëshmi të vazhdimësisë së politikave nacionaliste dhe shoviniste. Serbia agresore po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq,” ka deklaruar Kadrijaj. Ajo ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës të reagojë urgjentisht dhe të kërkojë nga UEFA ndëshkimin e Serbisë për këto akte destabilizuese dhe nacionaliste, duke kërkuar që të mos lejohet më përsëritja e skenave të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Kaja Kallas

Kaja Kallas: BE kërkon fundin e luftës në Lindjen e Mesme, kundër çdo përshkallëzimi

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimi Evropian, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për përfundimin …