Hykmete Bajrami: Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e konsideron të dështuar menaxhimin e krizës së inflacionit nga Qeveria e Kosovës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e konsideron të  dështuar menaxhimin e krizës së inflacionit nga Qeveria e Kosovës. Në një intervistë për gazetën Nacionale, Bajrami e cilësoi qasjen e ekzekutivit si një “dështim monumental” të shoqëruar me apati dhe indiferencë, duke akuzuar qeverinë për transferimin e pasurisë nga qytetarët në arkën e shtetit. Bajrami theksoi se narrativat për rritjen ekonomike dhe buxhetin janë një iluzion i krijuar nga rritja nominale, e ndikuar negativisht nga inflacioni. Ajo kritikoi investimet kapitale, duke i cilësuar ato si më të ulëtat që nga shpallja e pavarësisë. Bajrami argumentoi se indikatorët tregojnë një formalizim të pamjaftueshëm, ndërsa migrimi i fuqisë punëtore dhe rritja e deficitit tregtar përgënjeshtrojnë mbështetjen e qeverisë ndaj bizneseve vendore. Deputetja e LDK-së gjithashtu fajësoi qeverinë për mungesat në furnizimin me energji elektrike dhe përkeqësimin e klimës për investitorët përmes deklaratave që nxisin pasiguri.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …