Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, e cila thotë se për tri vite ka rritur mbi 50% të Bruto Produktit Vendor”. Hykmete Bajrami e përjashtoi këtë pohim si të pavërtetë. Ajo nënvizoi disa aspekte negative të situatës ekonomike në Kosovës pasi  qe 3 vjet janë nënshkruar 890 kontrata me negocim-korrupsion, qe 3 vjet çmimet e produkteve bazë janë rritë 50%, qe 3 vjet askush, askush nuk është punësuar pa lidhje familjare e partiake, qe 3 vjet deficiti tregtar ka arritur në 5 miliardë euro, qe 3 vjet ka ikje masive të qytetarëve nga Kosova, qe 3 vjet Martin Berishaj qëndron në pozitën e ambasadorit, pavarësisht skandalit me blerjen e energjisë elektrike e shumë dështime të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …