leoni

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, kritikon qeverinë Kurti për degradimin e marrëdhënieve me Amerikën

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka akuzuar Qeverinë Kurti, lidhur me përkeqësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcim për Gazeta Blic, ajo  ka theksuar se nuk është e habitur nga deklaratat e ambasadorit Hill, duke vënë në dukje se qeveritë e mëparshme nuk janë përballur me deklarata të tilla. Me qeverinë aktuale të Kosovës dhe me degradimin e raporteve me aleatët tanë, nuk janë për t’ u çuditir  deklaratat e asnjë ambasadori sepse duhet që të shtrohet pyetja ‘pse në qeveritë e kaluara nuk ka pasur deklarime e qëndrime të tilla të ambasadorëve. Kosova ka nevojë të rikonstruktojë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë dhe të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare për të siguruar zhvillim dhe fuqizim ndërkombëtar, ka përfunduar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …