Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka gjuajtur me një gotë plastike, ministrin Bujqësisë, Faton Peci

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka gjuajtur me një gotë plastike, ministrin Bujqësisë, Faton Peci

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka hedhur ujë në fytyrë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të tij në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Ajo edhe e ka ofenduar me fjalë pasi Peci  e ka akuzuar pa fakte duke iu drejtua se ajo vetë është pjesa e krimit në Ministrinë e  Bujqësisë dhe  ka një mbështetje politike. Deputetja Ganimete Musliu në kundërpërgjigje e ka quajtur “rrugaç. Pas këtij incidenti ka ardhur edhe reagimi i ministrit Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai në detyrë, askush nuk do të mund të vjedhë në Ministrinë e Bujqësisë. Ndaç gjuni me ujë, ndaç me plumba qysh keni gjuajtur në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin, ka shtuar ai  pasi ishte  ndërprerë mbledhja.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …