leoni

Deputetja, Hykmete Bajrami, konsideron se qeveria Kurti ka manipuluar me shifra gjatë gjithë kohës sa kanë qenë në pushtet

Deputetja e LDK-së  Hykmete Bajrami, konsideron  se qeveria Kurti ka manipuluar me shifra gjatë gjithë kohës sa kanë qenë në pushtet. Duke i reaguar deputetit të Vetëvendosje, Armend Muja, ajo në Kuvendin e Kosovës ka thënë se inflacioni gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, i ka kushtuar ekonomisë së vendit 1.6 miliard euro. Nuk e pata plan të flas, por më nxitën shifrat dhe manipulimi me shifra i deputetit Armend Muja. Tri vite gjysmë, gati katër iu kanë shkuar duke  manipuluar me shifra. Qytetarët e vendin nuk e dinë çka ka ndodhë me ekonominë e vendit. Të nderuar qytetarë, ju e dini që në vitin 2021 inflacioni ka qenë 3.4 për qind, dhe 230 milionë euro, meqenëse po flasim me terma nominalë z. Muja, lanë ardhur nga rritja e çmimeve. Nëse doni me fol me terma nominal, nëse thoni që rritja ekonomike në 2022 është 1 miliardë e 186 milionë, për shkak se kjo është diferenca mes GDP-së të vitit 2021 dhe 2022, unë tregoj që e ke pasur inflacionin 11.6 për qind, dhe 923 milionë vinë prej inflacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …