Qeveria e Kosovës merr vendim që punëtorëve të larguar nga puna gjatë viteve të 90-ta, t’u njihen kontributet pensionale

‘Der Standard’: Nëse qeveria nuk krijohet 60 ditë pasi të jetë formuar Kuvendi, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Është e paqartë nëse qeveria e re do të formohet pasi Albin Kurti ka 15 ditë për të vendosur, shkruan ‘Der Standard’ në një artikull dedikuar aktualitetit politik në Kosovë në mesin e ngërçit politik të krijuar për shkak të mos pajtimeve Vetëvendosje-LDK për arritjen e një marrëveshje finale. Gazeta austriake shkruan se kryetari Thaçi, të shtunën e porositi kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, që të krijojë qeverinë e re. ‘Der Standard’ përmend afatin ligjor për mandatimin e qeverisë e që është 15 ditë dhe nëse nuk formohet qeveria, atëherë do të pasojnë zgjedhjet e reja. “Sidoqoftë, kjo gjithashtu ndodh nëse qeveria nuk është formuar 60 ditë pasi të jetë formuar Kuvendi. Kjo periudhë zgjatë deri më 24 shkurt”, përkujton gazeta austriake në artikullin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …