Fitimet nga vaksinat kundër virusit korona kanë ndihmuar që të paktën 9 persona të bëhen miliarderë

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar rreth 64 mijë qytetar

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar rreth 64 mijë qytetar

Në vendin tonë është duke vazhduar procesi i vaksinimit. Njoftohet se deri më tani, numri i të vaksinuarve ka arrit në rreth 64 mijë qytetar. Gjatë paraqitjes për medie,  koordinator në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi ka thënë se gjatë ditëve të fundjavës ka një interesim më të vogël për vaksinim, proces i cili po zhvillohet në mbar vendin. Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se se në Kosovë kanë arritur 100.620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Dy javë më parë, Kosova po ashtu ka pranuar 38 mijë e400 doza të vaksinës nga COVAX-i si dhe 15 mijë 000 doza të tjera, donacion nga Bashkimi Evropian. Qeveria e Kosovës ka njoftuar që deri në fund të vitit, synon të vaksinojë 60 për qind të popullatës.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

PDK e gatshme për dialog, por s’ka ftesë formale nga LDK për qeverinë tranzitore

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e …