KQZ

Deri në ora 11.00, në zgjedhje kanë marrë pjesë 6.13 për qind e qytetarëve me të drejt vote

Deri në ora 11.00, në zgjedhje kanë marrë pjesë 6.13 për qind e qytetarëve me të drejt vote. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se nuk është raportuar asnjë parregulsi dhe se ato po zhvillohen në mënyrë normale. “Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 95% e Vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 në këto 18 komuna është 80 mijë e 659 votues apo 6.13%, nga 1 milionë e 316 mijë e 672 votues. Deri në të njëjtën kohë, në raundin e parë, në këto 18 komuna, kishin votuar 7.58% apo 99 mijë e 765 votues nga 1 milion e 316 mijë e 129 votues.  Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi mund t’i gjeni në platformën e rezultateve” tha në mes tjerash, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Uroj që edhe ky proces të shkojë në rregull siç ka shkuar rundi i parë dhe që qytetarët  të votojnë për të ardhmen e tyre

Të drejtën dhe obligimin qytetar për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kryetari i Partisë …