Dështoi për të 26 herë konstituimi i Kuvendit

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, këtë herë në përpjekjen e 26-të me radhë. Seanca e mbajtur të mërkurën përfundoi pa arritur të formojë Komisionin për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi mungoi shumica e nevojshme – 53 deputetë votuan pro dhe një kundër, duke lënë procesin të bllokuar. Megjithatë, në këtë seancë u arrit një dakordim i vetëm: për nder të festës së Kurban Bajramit, deputetët vendosën që të mos mbahet seancë ditën e premte, më 6 qershor. Në një hap të pazakontë, u ra dakord që përpjekja e 27-të për konstituim të zhvillohet të enjten, më 5 qershor, një ditë para festës. Kryetarët e partive dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare vazhdojnë të mos gjejnë gjuhë të përbashkët për emrat dhe procedurat që do të mundësonin çeljen e rrugës për formimin e institucioneve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kriza institucionale në Kosovë po thellohet, pasi edhe në seancën e sotme parlamentare dështoi përpjekja …