Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit – Vetëvendosja këmbëngul në votim të fshehtë, mungon kuorumi

Ka dështuar edhe seanca e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u arrit kuorumi për themelimin e komisionit zgjedhor për votimin e fshehtë, për të cilin këmbënguli Lëvizja Vetëvendosje. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ftoi përsëri partitë e ish-opozitës që të propozojnë anëtarë për këtë komision. Megjithatë, PDK, LDK dhe AAK refuzuan të bëjnë propozime, duke kërkuar që të kalohet në rendin e ditës dhe të votohet për kryetarin e Kuvendit. Pavarësisht kësaj, komisioni u hodh në votim, por vetëm 54 deputetë morën pjesë, numër që nuk mjaftoi për miratimin e tij. Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet nesër në orën 14:00, duke rikujtuar se afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit përfundon në mesnatë, para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme dyjavore për pezullimin e punës së deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …