Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim pasi mungojnë deputetët nga koalicioni qeverisës

Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim pasi mungojnë deputetët nga koalicioni qeverisës

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Arsim që është paralajmëruar për sot në orën 13:00, në mungesë të kuorumit. Kryetari i Komisionit, Ismajl Kurteshi ka bërë të ditur se në pikën e rendit të ditës ishte diskutimi mbi situatën e fundit rreth vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin e universiteteve publike të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës. Në mbledhje ishin të pranishëm deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së, kurse nga koalicioni qeverisës nuk ishin të pranishëm asnjë deputet Mbledhja është shtyer për ditën e hënë në orën 13:00 dhe do të ftohet në raportim Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …