Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Hashim Thaçi dyshohet se ka udhëhequr dhe marrë pjesë në përpjekje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, duke vepruar individualisht dhe në bashkëpunim me grupe të ndryshme. Në aktakuzë thuhet se përpjekjet për të ndikuar në dëshmitarët e prokurorisë janë koordinuar gjatë vizitave jo të privilegjuara në paraburgim më 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023. Si pasojë, ndaj Hashim Thaçi rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës. Ndërsa Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë dhe mosbindje ndaj gjykatës, ndërsa Hajredin Kuçi përballet me dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës në këtë rast që po zhvillohen në gjykatën speciale në Hagë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
