Dezinsektimi selektiv, në komunën e Malishevës fillon me 20 prill

Shtabi lokal për parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo në komunën e Malishevës, pas takimit me operatorin që do të kryej dezinsektimin selektiv, u dakorduan që dezinsektimi selektiv të filloj nga data 20.04.2016, sipas këtij plani dinamik:

Më 20.04.2016- Carrallukë, 2 ditë.

Më 22.04.2016- Lladrovc, 1 ditë.

Më 23.04.2016- Senik, 1 ditë.

Më 24.04.2016- Banjë dhe qyteti i Malishevës, pjesërisht, 2 ditë.

Më 26.04.2016- Pagarushë, 1 ditë.

Më 27.04.2016- Gurishtë dhe Marali, 1 ditë.

Më 28.04.2016- Astrazup, Maxharrë dhe Dragobil, 1 ditë.

Më 29.04.2016- Gurbardh (Carravranë) dhe Burim, 1 dit.,

Më 30.04.2016- Turjakë, Mirushë dhe Lumishtë, 1 ditë dhe

Më 01.05.2016- Vërmicë, 1 ditë.

Luten të gjithë bletarët që të jenë të kujdesshëm dhe ti ndërmarrin masat paraprake për ruajtjen e bletëve.

Vërejtje: Ky plan dinamik mund të pësojë ndryshime varësisht prej kushteve klimatike dhe për shkak të ndonjë urgjence, por që paraprakisht do të bëhet njoftimi publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …