Filloi asfaltimi i rrugëve në Guncat  

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës në fshatrat e Komunës së Malishevës,  ka filluar asfaltimi i disa rrugëve në fshatin Guncat. Për këtë qëllim, nënkryetari i Komunës së Malishevës, z.Rexhep Mazreku, i shoqëruar nga drejtori i shërbimeve publike, z.Milazim Morina dhe ai i inspektoratit, z.Fadil Shala, e kanë vizituar Guncatin, ku i kanë uruar banorët për asfaltimin e rrugëve në fshatin e tyre.

“Në emër të Komunës së Malishevës, ju uroj për asfaltimin e rrugëve, projekt ky i cili është në shërbim të qytetarëve dhe për rritjen e mirëqenies së qytetarëve, që ju lehtëson lëvizjen tuaj. Guncati e ka merituar këtë, pasi jeni një prej fshatrave më të thella të komunë së Malishevës dhe lehtësim i lëvizjes dhe qëndrimi në fshatin tuaj të lindjes, është detyrim për neve”, tha nënkryetari i Malishevës, Rexhep Mazreku.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit, e kanë falënderuar nënkryetarin Mazreku, për realizimin e këtij projekti, domethënës për banorët e Guncatit, pasi me rregullimin e rrugëve dhe infrastrukturës tjetër përcjellëse, jetesa në fshatrat si në Guncat, bëhet me e lehtë dhe banorët nuk kanë nevojë të dynden në qendrat më të mëdha, por të jetojnë në vendin e lindjes.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …