Komuna e Mitrovicës, filloi shpërndarjen e shujtave në shkollat fillore

Mbi 6000  nxënës të klasave I – V do të marrin kiflet, që kanë nisur të shpërndahen nga dita e martë në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Mitrovicës

Drejtoria e Arsimit, ka filluar  shpërndarjen e shujtave nëpër shkolla të ciklit fillor, duke ndarë fillimisht kifle për të gjithë nxënësit e kësaj komune.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka  thënë se janë duke i shikuar  të gjitha mundësitë në mënyrë që ta zgjerojnë projektin e shujtave gjatë vitit të ardhshëm për të gjitha shkollat në komunën e Mitrovicës.

Fitues i këtij  projekti është shpallur, Npsh “Te Atdheu”  ndërsa çmimi i shujtës javore për një nxënës është  0.89 €.

Sipas Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, nga  Npsh  “Te Atdheu”, është kërkuar që kiflet të jenë të ambalazhuara për arsye higjienike.

“Kiflet janë të mbyllura në mënyrë hermetike nga fabrika e cila i prodhon”, tha drejtori Pajazit Hajzeri, sipas të cilit, përfitues të shujtave pritet të  jenë  shumë shpejt edhe nxënësit  e klasave të mesme.

Projekti në fjalë arrin shumën prej 50.000 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …