Në organizim të OSBE-së u nënshkrua projekti për bashkëpunimin mes 6 komunave

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE),  më, 13.4.2016, në lokalet e  Hotelit Swiss Diamond, në Prishtinë ka organizuar Ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët për të promovuar dialogun ndërmjet komuniteteve në komunat e Prishtinës, Graçanicës, Lipjanit, Shtimes, Fushë Kosovës dhe Kastriotit.

Në këtë ceremoni, përveç kryetarëve të këtyre 6 komunave, të regjionit të Prishtinës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve, zyrtarë komunalë, përfaqësues të organizatave joqeveritare si dhe të rinj nga komunitetet e ndryshme.

Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, falënderoi kryetarët e komunave për pjesëmarrje në këtë ceremoni duke shtuar se është i kënaqur që mund të ndihmojë bashkëpunimin ndërkomunal për promovimin e çështjeve të komuniteteve.

Kryetari  Naim Ismajli, para nënshkrimit të Deklaratës për zotimet e komunave për bashkëpunim ndërkomunal, ka thënë se Kosovës i duhet integrimi i plotë i komuniteteve duke shtuar se kryetarët e komunave po mundohen të krijojnë parakushte që përmirësojnë jetën e qytetarëve të të gjitha komuniteteve. Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me komunat e tjera dhe me organizatat ndërkombëtare dhe vendore për çështje të komuniteteve pasi që kjo është një mundësi e re e ndërtimit të dialogut, ka thënë veç tjerash kryetari Naim Ismajli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …