Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga sulmet izraelite ndaj palestinezëve

Kane vazhduar edhe gjatë ditës së sotme sulmet izraelite ndaj palestinezëve. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se nga këto sulme kanë pësuar dhjetëra civil. 21 kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Zëri Amerikës njofton se tri sulme ajrore në qytetin Khan Younis të Gazës jugore goditën një makinë, një shtëpi dhe njerëz në rrugë, sipas personelit të Spitalit Nasser. Mbrojtja Civile, një trupe e ndërhyrjes së shpejtë e lidhur me qeverinë e drejtuar nga Hamasi, tha se një sulm ajror shkatërroi një zonë banimi prapa kompleksit Saraya në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën pesë persona. Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 59 persona janë vrarë dhe më shumë se 270 të tjerë janë plagosur nga sulmet në 24 orët e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …