Dialogu mes Kosovës e Serbisë vështirësohet për shkak të qëndrimeve destruktive serbe

Dialogu politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë po vështirësohet për shkak të qëndrimeve destruktive të Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, thotë njëri nga këshilltarët e kryeministrit Mustafa për Radion Evropa e Lirë. Ai thekson se vazhdimin e dialogut e vështirëson edhe moszbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Valon Murtezaj, këshilltar për politikë të jashtme i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, tha se në vitin e ardhshëm kur mund të ketë bisedime politike me Serbinë, delegacioni i Kosovës  duhet të jetë e kujdesshëm se për çka do të bisedojë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …