Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: Armiku nuk bëhet mik, vështrim për librin e Franko Benanti: “Lufta ime më e gjatë”

Para disa vitesh është botuar edhe në gjuhën shqipe libri i mjekut të ushtrisë fashiste italiane, togerit Franko Benanti, për periudhën që kaloi me forcat partizane shqiptare pa dëshirën e tij: “Lufta ime më e gjatë. Shqipëri 1943-1948”. Botimin e parë e ka patur në Itali në vitin 1968, ndërsa botimin e gjashtë në vitin 2003, dhe tashti vjen edhe në shqip, i përkthyer nga Luan Malaj. Botimi bëhet prej shoqatës italo-shqiptare “Albania e Futuro”, me qendër në Milano. Kushdo shqiptar që është i interesuar për historinë tonë të periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që do ta lexoi këtë libër do të befasohet me prezencën e shumë informacioneve dezinformuese. 

Autorin, dita e kapitullimit të Italisë fashiste, në 8 shtator 1943, e gjeti në Kampin e Mavrovës-Vlorë, pjesëtar i Regjimentit 130 të divizionit “Peruxhia”. Regjimenti i tij vjen për herë të parë në Shqipëri prej Malit të Zi, në dhjetor 1941, menjëherë pas daljes në skenë të PKSH në krye të luftës së armatosur të popullit shqiptar.

Edhe Franko Benanti, së bashku me 7.000 ushtarët italianë të  burgosur në Mavrovë, i shpëtoi masakrimit gjerman, si rrjedhojë e çlirimit të tyre nga forcat partizane, e njohur me emrin “Lufta e Drashovicës”, 13-14 shtator 1943. Franko Benanti është mjeku që mjekoi në 15 shtator ‘43 drejtuesin e Luftës së Drashovicës, Hysni Kapon. Më pas u angazhua në spitalet partizane të Zonës Parë Operative Vlorë-Gjirokastër dhe në gusht të vitit 1944 transferohet mjek në Br2S, dhe ditën që çlirohet Korça u emërua në spitalin e qytetit të Korçës. Në periudhën prill-gusht 1946 mbahet në hetuesi padrejtësisht; më pas emërohet mjek në Brigadën e Xhnjos Tiranë, deri në 26 qershor 1948 kur e nisin për mjekim në Beograd dhe prej andej në Itali.

Sot autori i librit nuk jeton. Edhe pse mjek e aspak politikan a ushtarak karjere, çuditërisht, autori merr përsipër dhe trajton kokëposhtë gjithë historinë e LANÇ-it, si dhe na jep edhe karakteristika të nxira të disa udhëheqësve kryesorë të asaj lufte. Informacioni është aq i gjerë sa edhe grupe autorësh historianë vështirë se do ta grumbullonin të tillë material historik pa gërmuar nëpër arkiva!

Por çudia tjetër është se autori nuk ka asnjë referencë. Të befason fakti që autori na citon edhe materiale nga Plenumi i II i KQPKSH, në Berat, nëntor 1944, materiale të cilat janë bërë publike nga Ndreçi Plasari e Luan Malltezi pas vitit 2005! Madje materiali që autori paraqet në këtë libër është i tillë që nuk mundet të hartohet në detaje të tilla pa hulumtuar nëpër arkiva.

Këto të bëjnë të mendosh se libri nuk është thjeshtë vepër vetëm e këtij mjeku ushtarak, por e shumë organeve shtetërore italiane në vitet ’60 të shekullit XX.

Sikundër dihet, kapitullimi i 8 Shtatorit 1943 solli për Italinë dhe veçanërisht për italianët në Shqipëri një zbrazëti politike dhe diplomatike, duke i lënë italianët ushtarakë e civilë të braktisur, pa asnjë përfaqësi zyrtare, në gjendje për t’u interesuar e mbrojtur. Si rrjedhojë, për të përballuar këtë situatë, vetë italianët formuan një “Komitet”, i cili, për shkak të arrestimeve të grupit drejtues nga gjermanët, u shpërnda dhe kështu, në 22 Tetor 1944 u krijua në Berat një komitet antifashist me emërin “Shoqata Garibaldi”, i cili funksionoi deri në vitin 1949. Kjo shoqatë ngriti seli në Berat, Tiranë, Vlorë, Durrës, Shkodër, Korçë. Me këtë shoqatë bashkëveproi edhe Ministria e Luftës dhe ajo e Jashtëm Italiane, përmes gjeneralëve Xhino Piçini dhe Aci të “Komandës italiane” që kishin luftuar krah për krah me partizanët. Synimi kryesor ishte t’u mundësonte italianëve civilë e ushtarakë të riatdhsoheshin.

Në 9 Mars 1945 mbrin në Tiranë deputeti Mario Palermo, i cili më 14 Mars 1945 nënshkroi me Kryeministrin Enver Hoxha një marrëveshje, ku në pikën e parë të saj thuhet: “Qeveria shqiptare i gjegjet propozimit të Shkëlqesisë së Tij Nën Sekrtarit të Shtetit për Ministrinë e Luftës avokat Mario Palermo, për riatdhesimin e të gjithë italianëve që aktualisht banojnë në Shqipëri, me përjashtim të ndërmarrjeve e të atyre specialistëve që janë të domosdoshëm për rindërtimin e vendit”. Gjithsej ishin disi më shumë se 24 mijë italianë, ( 19.000 ushtarkë dhe 5.500 civilë), nga të cilët 600 ishin spcialistë. Një prej këtyre specialistëve ishte edhe mjeku Franko Benanti.

Meqenëse autori i librit u mbajt deri në mesin e vitit 1948, dhe disa muaj me pa të drejtë në hetuesi, të lë të kuptohet se kjo është arsyja pse ai derdh vetëm mllef si ndaj partizanëve e UNCSH, por dhe ndaj disa kuadrove të saj drejtues. Një popull i tërë dhe ushtria e tij çlirimtare nuk mund të urrehen për veprime antiligjore të disa individëve të veshur me pushtet.  Dhe gjithë këto shtrembërime të historisë të mjekut  Franko janë thjeshtë një lloj hakmarrje.

Edhe pse librin e shkruan në moshën gati 60 vjeçare, atij i mungon mirënjohja ndaj atyre partizanëve e komandantëve të tyre që u shpëtuan jetën atij dhe 7.000 ushtarakët e tjerë italianë në kampin e Mavrovës si dhe 40.000 të tjerëve, që nuk pësuan fatin e 112 oficerëve, të gjithë kolegët e këtij autori, udhëheqja e Divizionit “Peruxhia” me në krye gjenralin Ernesto, që i pushkatuan gjermanët në Limion të Sarandës, ato ditë që ky autor vet i 7.000-ti u shpëtua nga “bandat partisane”, sikundër kërkon t’i etiketoi; edhe pse gati 60 vjçar ai ende nuk ka ditur të bënte dallimin, se ai dhe ushtria ku ai bënte pjsë kishin ardhur në luftë për të vrarë shqiptarë dhe jo për t’u vrarë vetë, gjë që edhe me këtë libër kërkon ende si e si të na vrasë; gjë që tregon se ai kish ardhur në Shqipëri si armik dhe paska mbetur armik, prandaj dhe i shtrëmbëron të vërtetat historike, pavarësisht se herë-herë detyrohet  të mos u shmanget ngjarjeve reale. Por edhe kur ato ngjarje humane të popullit të Kurveleshit dhe të partizanëve (pasi deri në Kongresin e Përmetit ka shërbyer në spitalet partizane në Kuç, Nivicë e Vërmik), atij i kanë lënë mbresa të thella, përsëri mundohet si e si t’i injoroi, duke u shprehur: “shprehën admirimin e tyre në drejtimin tim me terma entusiaste, të tilla që vetëm njerëz të pagdhëndur mundin t’i shprehin”, sikundër ishte rasti kur flet për një luftim nga batalioni “Tomori”. Për përcaktimin e tipit dhe karakterit të E. Hoxhës i referohet një karakteristike të Nako Spiros (sikundër ai tregon), përpiluar në italisht dhe dorzuar Dushan Mugoshës, por që përmbajtja e saj nuk është pikërisht ajo që është treguar deri sot. UNCSH e quan të shpartalluar gjatë Operacionit të Qershorit (f.157); mohon ekzistencën e forcave partizane në veri të Shqipërisë; “në fund të operacionit disa brigade ishin dhjetuar” (.163); Beqir Ballukun e cilëson “kapobandë tipik shqiptar, i cili shprehte instiktet sekrete të  racës së vet”, (f.164); shtrëmbëron të vërtetën  e vrasjes së nënkolonelit Alcide Kostadura, të ciln e kapën gjermanët në Opracionin e Dimrit në Kuç dhe e puahkatuan, sikundër tregon i përndjekuri politik Ihsan Budo, (atëherë kryetar i qarkorit të PKSH për Sarandën), kurse doktori na thotë se “u pushkatua nga element të çetës së Memo Metos”, (f.106)

Shpesh herë autori, duke qenë se është gjithë mllef dhe që e pranon edhe vetë se “u bëra partizan kundër vullnetit tim. Nevoja më detyroi që të jetoj bashkë me njerëzit e Hoxhës”, (f.98), ai merr përsipër të bëjë edhe historinë e krijimit të PKSH, edhe të aktivitetit të saj gjatë luftës si dhe të thotë shpesh herë se “formacionet partizane as mund të quheshin ushtri e rregulltë”, duke i krahasuar me banda, pavarësisht se aty këtu, detyrohet të përgënjeshtrojë veten, pa e kuptuar se bën një gjë të tillë, për mos të folur për rastet kur bie ndesh me vetveten.

Të gjitha këto të lenë të kuptosh se duhet të kenë futur duart në libër edhe “specialistë” të tjerë, kuptohet, në marrëveshje me autorin. Ja p. sh: në f.100 autori thotë: “në mbarim të tetorit u dërgova në Ramicë për të vizituar një partizan të sëmurë…Me të arritur në komandën partizane, më drejtuan te komandanti. Kisha përballë një burrë 35 vjeç, me një pamje kapadaiu… beretë me yll të kuq dhe një rrip të gjerë prej lëkure në mes, nga i cili vareshin dy këllëfë me dy pistoleta të mëdha. Ishte Mehmet Shehu. M’u drejtua me një italishte të keqe..” Mirëpo jo vetëm që këtë gjë e përgënjeshtron Historiku i Luftës dhe ai i Br1S, pasi në këtë periudhë, në 30 tetor, Br1S hyri në Beratin e lirë, por është vet autori që harron çka ka shkruar, pasi më pas, në f.117, na thotë: “Më 8 tetor  disa kontigjente të Regjimetit 127 italian të Divizionit “Areco” u grumbulluan në luginën e lumit Erzen dhe ranë në kontakt me një ndër krerët më të mëdhenj komunist shqiptarë, Mehmet Shehun, i cili i organizoi ata në një batalion..” Ndërsa në f. 123 e përgënjeshtron përsëri veten: “Në ditët e para të nëntorit  Br1S u nis nga Berati për në Mallakastër”.

Gjithashtu shtrembërimi i së vërtetës, për ta fyer sa më shumë këtë figurë të lavdishme të asaj lufte çlirimtare, na thotë se “fliste një italishte të keqe”(f.100), kur dihet që M.Shehu kish kryer shkollën në Itali dhe e njihte në perfeksion jo vetëm italishten por edhe spanjishten, fërngjishten dhe anglishten. Po ashtu ky bashkautor (me autorë të tjerë anonimë) kërkon të na mbushi mëndien se M.Shehu paska pushkatuar në Tërnovë të Gollobordës 132 burra, gra e fëmijë, kur historia jonë nuk e njeh këtë ngjarje!

Autori na hiqet kompetent edhe për vendimin e Komandës së Lartë Gjermane për tërheqjen nga Ballkani, duke na dhënë tre data të ndryshme: në f. 153 thotë: “Operacioni Qershorit ishte fillimi i tërheqjes së trupave gjermane nga Ballkani”, ndërsa në f. 170 thotë: “në nëtor ato vendosën të largoheshin nga Ballkani”, kurse në f. 175 e thotë tërë kompetencë: “Në shtator 1944 divizionet gjermane nisën lëvizjet e tyr për zbrazjen e Ballkanit”.

Interesante është edhe fakti tjetër, duke e shtrembëruar krejtësishtë çështjen e provokacioneve greke ndaj Shqipërisë në vitin 1946, ngjashëm si qeveria Greke në konferencën e Paqes (f.309), por që Komisioni Hetimor i OKB, që hetoi në Greqi për këtë cështje, në periudhën janar-mars 1947, vërtetoi të kundërtën. Eja pastaj dhe besoji të tjerat këtij mjeku “historian”.

Është interesante edhe një e dhënë tjetër, i cili, duke dashur që të na thotë se gjithë pjestarët e UNCSH u vranë e u plagosën, duk na bërë “bilancin”: “Armata e Çlirimit pati 28 mijë të vrarë, 63 mijë të plagosur dhe 6.200 të vdekur nga ngricat”, që do të thotë se vetëm të vrarë e të plagosur UNÇ kishte 100 mijë, kur dihet që gjithsej UNÇSH ishte 70 mijë!

Pse e bën këtë mashtrim autori, nuk është e vështirë të kuptohet. Por statistikat tregojnë të kundërtën: të vrarë 28.800, (prej tyre 14.000 partizanë); 12.600 partizanë invalidë, përveç 44.500 pjestarë të populli të burgosur e internuar. (shih, Arkivi MPJ, D. nr.7/2, 1946, f.113, 123).

Autori shpesh herë kërkon të na bindi se po të mos kish qenë batalioni “Antonio Grmashi” dhe ushtarët e tjerë italianë të llojeve të tjera të armëve e shërbimeve, Br1S dhe UNÇ do qenë asgjësuar! Edhe betejën e Mushqetasë gjatë ditëve të luftës për çlirimin e Tiranës, autori ia atribon vetëm aviacionit luftarak Italian dhe aspak tre brigadave partizane!

Historia e jonë e ka ngritur në piedestal veprimtarinë e atij batalioni me italianë, sa edhe vetë ai citon E. Hoxhën me rastin e riatdhesimit të mbi njëmijë ushtarëve italianë në 15 maj 1945: “Një numër i madh ushtarësh italianë ka luftuar me trimëri përkrah partizanëve shiptarë. Me një luftë të tillë dhe me gjakun e derdhur është krijuar një vëllazëri e vërtetë midis dy popujve.” Duke “harruar” anën tjetër të medaljes së ushtrisë iataliane ku bënte pjesë edhe autori me vet 150 mijë që i shkaktuan popullit tonë dëme të llogaritura në 3.544.232.626 fr. ari, përveç 595.057.894.73 fr.ari të shkaktuara nga gjermanët, (AMPJ, 1946,D.7/2,f.116), për të cilat autori nuk thotë asnjë fjalë. Konvertuar me vlerën e dollarit të sotëm, dëmet e shkaktuara nga forcat italiane janë: 68.421.479.200 $

Ndërsa pritjen masive vëllazërore nga populli shqiptar, të gjithë asaj ushtrie shkatërruse, kur ajo kapitulloi, autori na e minimizon në disa raste: “Në disa raste ushtarët-kolonë u trajtuan me të vërtetë njëlloj si antarët e tjerë të familjes shqiptare që u kishin hapur dyert.”! Pra vetëm në disa raste, që do të thotë as njëqind ushtarë italianë! Dhe “në mjaft raste të tjerë”, që do të thotë shumica, “u trajtuan si skllevër autentikë.” Kjo është mirënjohja italiane dhe e kësaj shoqate që sposorizon këtë botim, për atë strehim të pakrahasueshëm, duke i shpëtuar nga nazistët gjermanë. Inati pse u mbajt deri në vitin 1948 sipas marrëveshjes Palermo-Hoxha, po aq vite sa ushtria në të cilën ai bënte pjesë duke djegur Shqipërinë, nuk e lejon të shikojë të vërtetën as ai as sposorët e këtij libri. Me të drejtë Ismail Kadare shprehet: “Qeveria italiane para disa vitesh ngriti një monument në një fshat të Ukrainës, për strehimin e 5 robërve italianë, por Italia nuk u kujtua kurrë ta bënte këtë për 40 mijë ushtarët e vet në Shqipëri.”

Tiranë, 3 mars 2019

Kontrolloni gjithashtu

Veterani i arsimit dhe i luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani, nxori në dritë dy përmbledhje poetike: “Mos mi hap plagët e reja” dhe “Ç’faj kam unë”

Pas botimit të librit publicistik, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”, në vitin …