Diplomatët e Amerikës dhe Kinës thonë se Rusia po përgatit një sulm hakmarrës Ukrainës, në ditën e  pavarësisë  

Diplomatët e Shteteve të Bashkuara dhe të Kinës kanë bërë më dije se, Moska po përgatit një plan hakmarrjeje ndaj Ukrainës ditën kur ajo do të festojë pavarësinë. Ambasada amerikane ka cituar informacione nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që paralajmërojn[  se Rusia mund të përgatisë sulme kundër objektivave qeveritare dhe civile në Ukrainë, në ditët në vijim. Përfaqësia diplomatike e Uashingtonit tha se ka informacione se Rusia po shton përpjekjet e saj për të nisur sulme me dronë dhe raketa natën dhe ditën në të gjithë Ukrainën. Po ashtu, ambasada kineze në Ukrainë, ka publikuar një paralajmërim për bashkatdhetarët e saj për intensifikimin e mundshëm të bombardimeve ruse. Selia diplomatike në Pekin ritheksoi lajmin për qytetarët kinezë që të mos udhëtojnë në Ukrainë. Vladimir Putin mbajti të enjten një takim me zyrtarë të lartë rreth situatës në rajonet ruse në kufi me Ukrainën,  shkruan A2 CNN.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …