​Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë si shkak i mosekzekutimit të pagave për muajin qershor

Disa minatorë të Trepçës janë futur në grevë pasi ndaj tyre nuk është realizuar pagesa në paga

Një grup minatorësh të Trepçës janë futur në grevë pasi që nuk iu janë dhënë pagat. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka thënë që është vetëm një grup prej dhjetë punëtorësh nga horizonti i dhjetë që ka hyrë në grevë. “Janë të ndërrimit të dytë, nja dhjetë e kanë bojkotu, s’kanë deshtë me punu”, ka thënë ai. Osmani ka deklaruar që kishte kërkuar nga ata që të presin deri të premtën për t’iu ekzekutuar pagat pasi të kenë shitur nga koncentrati i tyre, pasi që nuk janë duke pranuar më mjete nga qeveria. “Ne jemi takuar, Sindikata, menaxheri, drejtori i Trepçës edhe stafi i inxhinierëve komplet aty ku janë kanë 20 punëtorë. Iu kemi treguar, iu kemi thanë që pagat duhet me i pritë deri të shitet koncentrati, domethënë mes voni deri të premten, 4-5 ditë, më së shumti deri të premten, e ndoshta bëhet edhe më herët”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Harry Bajraktari: Nëntë shtete i dhanë Kosovës njohje de facto në Bordin e Paqes, Trumpi të ndërmjetësojë për zyrtarizim

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka deklaruar se Kosovës i kanë ardhur nëntë njohje …