Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini, ka zhvilluar një takim me të gjitha instancat shëndetësore të Komunës së Ferizajt, për të diskutuar për shënimin e ditës së infermierisë me 12 maj si dhe përgatitjen e shënimit të 150 vjetorit te qytetit, gjegjësisht javës se shëndetësisë ferizajase nga data 13-15 Qershor. Në takim ishin FSK, Policia, Spitali Rajonal, QKMF, Shëndeti Mendor, IRSHP, shkolla e mesme “Elena Gjika”, Qendra e Kompetencës si dhe Kolegji “Universum”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
