leoni

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është shënuar me aktivitete edhe nga Policia e Kosovës

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve “1 Qershori” është shënuar me aktivitete edhe nga Policia e Kosovës. “Në një atmosferë të mbushur me buzëqeshje, fëmijët patën mundësinë të takohen nga afër me zyrtarët policorë, të mësojnë për sigurinë, rregullat e komunikacionit dhe mënyrat për të parandaluar dukuritë negative që ndikojnë tek fëmijët dhe të rinjtë. Pyetjet e tyre morën përgjigje të sinqerta, ndërsa respekti dhe mirëkuptimi u ndërtuan përmes bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar të jetë pranë qytetarëve pa dallim – veçanërisht pranë gjeneratave të reja dhe fëmijëve duke ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të bashkuar” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …