Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me shumë aktivitete në Ferizaj

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në sheshin e qytetit në Ferizaj qindra fëmijë, nxënës të shkollave fillore shënuan këtë festë gëzimi. Ata shprehën ndjesitë e tyre, emocionet përmes lojërave të ndryshme, këngëve e valleve si dhe përmes vizatimeve që në vete përmbanin mesazhe interesante. Pjesë  e këtyre aktiviteteve ishte edhe Kryetari i Komunës së  Ferizajt Agim Aliu, bashkë me nënkryetarin Lulzim Aliun dhe drejtorë të  drejtorive komunale. Fëmijët patën rastin që  nga afër të  njoftohen edhe me punën e Policisë  së  Kosovës, ekipet emergjente të  mjekëve, Shoqatën Handikos, por edhe të ushtarëve të  FSK-së  dhe KFOR-it. Aktivitetet për shënimin e kësaj ditë do të mbahen edhe sonte duke filluar nga ora 20:00 në  sheshin e qytetit, ku shkolla e baletit “Mjellma”, do të  paraqitet me disa aktivitet.

May be an image of 4 people, hospital and buildings

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …