leoni

Ditëve të fundit, në territorin e Komunës së Skënderajt janë përhapur disa vatra të mëdha zjarri

Ditëve të fundit, në territorin e Komunës sonë janë përhapur disa vatra të mëdha zjarri, duke rrezikuar pronën, mjedisin dhe sigurinë e qytetarëve.

Për të parë nga afër situatën në terren, nënkryetari i Komunës, Gjeneral Sami Lushtaku, vizitoi zonat e prekura, ku ekipet e njësisë së zjarrfikësve, bashkë me qytetarë vullnetarë e me ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike po punonin pa ndërprerë për shuarjen e flakëve.

Ftojmë të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Në rast të ndonjë rreziku, njoftoni menjëherë shërbimet përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …