leoni

Policia e Kosovës mban ligjërata nëpër shkolla me temën ‘Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor’

Divizioni i Trafikut Rrugor i Policisë së Kosovës e lanson sot fushatën vetëdijesuese “Të gjithë jemi këmbësorë”

Divizioni i Trafikut Rrugor i Policisë së Kosovës në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, lanson fushatën vetëdijesuese “Të gjithë jemi këmbësorë”. Në kuadër të këtij aktiviteti në të cilin marrin pjesë zyrtarë të lartë nga Policia e Kosovës dhe ministria, do të bëhet edhe shpërndarja e fletushkave që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor. Ky aktivitet mbahet në udhëkryqin në afërsi të Hotel Grand, që lidhë rrugën “Garibaldi” me rrugën “Gjorgj Bush”.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …