leoni

Djegia e bunkerit të UÇK-së në Jezerc, vepër e turpshme që fyen kujtimin e dëshmorëve dhe të luftës për liri

Djegia e bunkerit të UÇK-së në Jezerc, vepër e turpshme që fyen kujtimin e dëshmorëve dhe të luftës për liri

OVL UÇK – dega Ferizaj shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për dëmtimin dhe djegien e bunkerit në Pikën 6, në Jezerc, natën e kaluar.
Ky veprim i ulët dhe i turpshëm përbën një fyerje për kujtesën dhe sakrificën e të gjithë dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky bunker është simbol i qëndresës dhe rezistencës së popullit tonë dhe çdo përpjekje për ta shkatërruar atë është një akt kundër trashëgimisë sonë kombëtare.
Ne do ta njoftojmë Policinë e Kosovës për këtë rast dhe kërkojmë që autorët e këtij akti të rëndë të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë sa më parë.
Urojmë që sa më shpejt të gjenden ata që kanë dëmtuar këtë vend të shenjtë të historisë sonë kombëtare. OVL UÇK – dega Ferizaj mbetet e vendosur për të ruajtur dhe mbrojtur kujtimin e luftës sonë çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 24-të seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka dështuar edhe vazhdimi i njëzetekatër i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit …