Për më shumë se dhjetë vjet, vullnetarë amerikanë të Peace Corps Kosovo kanë kontribuar në sektorin e Rinisë dhe Arsimit në Komunën e Ferizajt, duke sjellë përvoja, ide inovative dhe energji pozitive për komunitetin lokal. Gjatë kësaj kohe, ata janë mirëpritur ngrohtësisht nga familje ferizajase, të cilat kanë hapur dyert e shtëpive të tyre në shenjë mikpritjeje dhe bashkëpunimi kulturor.
Në shenjë falënderimi, drejtori i DKRS-së, Gazmend Bytyçi, dhe përgjegjësja e Rinisë, Dashurije Ahmeti, ndanë mirënjohje për familjet Abdullahu (dy familje), Hoxha, Bahtiri, Rushiti dhe Ukëzmajli, për kontributin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Ky bashkëpunim është dëshmi e solidaritetit dhe vlerave që e karakterizojnë komunitetin tonë, ndërsa pritet që edhe vullnetarë të rinj të vazhdojnë këtë rrugëtim në Ferizaj.