Dimitri Kuleba, i ka bërë thirrje Rusisë për armëpushim, në mënyrë që të kryhen riparime në centralin bërthamor të Çernobilit

Dmitri Kuleba, thërret vendet anëtare të BE-së, ta refuzojnë kërkesën e Rusisë që nafta dhe gazi rus të paguhen në rubla

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitri Kuleba,  u ka bërë thirrjeve vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që të refuzojnë të përfshihen në kërkesat e presidentit Vladimir Putin, i cili po kërkon që nafta dhe gazi rus të paguhen në rubla. “Nëse ndonjëri prej vendeve anëtare të BE-së i nënshtrohet kërkesave poshtëruese të Putinit për të bërë pagesën e gazit dhe naftës ruse në rubla, do të ishte sikur të ndihmonin Ukrainën me njërën dorë dhe me tjetrën të ndihmojnë rusët të vrasin ukrainasit. I bëj thirrje vendeve të bëjnë zgjedhjen e përgjegjshme dhe të zgjuar”, tha Kuleba. Gjatë një interviste dhënë mbrëmë për Economist, Kuleba tha se, “Ajo çfarë kemi parë në fillim të luftës ishte rritja e fuqisë së Bashkimit Evropian që mund të sjellë ndryshim. Por ajo çfarë po shoh në dhjetë ditët e fundit, Bashkimi Evropian po i kthehet normalitetit dhe nuk po mund të vendosë për veprime më të fuqishme që janë më konkrete”.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …