Dmitri Medvedev

Dmitry Medvedev: Nuk mund të flitet më për ndonjë status pa armë bërthamore për Baltikun, ekuilibri duhet të rivendoset

Kremlini zyrtar konsideron se Rusisë do t’i duhet të forcojë mbrojtjen e saj në Detin Baltik, duke përfshirë “një rritje të kapaciteteve bërthamore”, nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s. Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk do t’i bënte, po të mos ishim  të detyruar, Paralajmërimi i Medvedevit erdhi në kohën kur Suedia dhe Finlanda duken më afër se kurrë më parë për t’iu bashkuar aleancës perëndimore. Kryeministrat e Finlandës dhe Suedisë mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në Stokholm të mërkurën, ku kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se vendi do të vendosë brenda javëve të ardhshme për anëtarësimin në NATO dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson duke thënë se vendi i saj po bën të njëjtën llogaritje.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …