Zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Poliansky i propozoi Këshillit të Sigurimit të miratojë rezolutë të re të Rusisë për armëpushim në Rripin e Gazës, për arsye se dokumenti i propozuar nga SHBA-ja dhe miratuar nga Këshilli nuk është zbatuar. Duke folur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Mesme, Polyansky kritikoi SHBA-në me arsyen se po bëhen përpjekje për të zbatuar një plan të ndryshëm nga vendimi origjinal i votuar në Këshill për bisedimet e armëpushimit në Gaza. Izraeli tani këmbëngul në ruajtjen e idesë së një pranie ushtarake në Gaza, përfshirë kontrollin mbi pikën kufitare me Egjiptin dhe ‘Korridorin e Filadelfit’. Vërejmë se një ndryshim i tillë në parametrat e marrëveshjes është diçka që disa vende në rajon e kundërshtojnë fuqishëm. Diplomati rus shprehu zhgënjimin për mungesën e progresit për armëpushim ashtu sikur u ra dakord në Këshill në muajin qershor. “Këshilli i Sigurimit nuk ka miratuar kurrë një marrëveshje të formuluar në këtë mënyrë”, tha Polyansky.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …