leoni

Dodë Gjergji thotë se Vatikani de-facto e ka njohur Kosovën, por shton se ka ende hezitim për njohjen de-iure

I pari Kishës katolike, Dodë Gjergji, deklaroi se Vatikani de-facto e ka njohur Kosovën me hapat konkretë që ka ndërmarrë ndaj vendit tonë, megjithëse sqaron  se ka ende hezitim për njohjen de-jure. Gjergji në një intervistë për KosovaPress thotë se thirrja dhe insistimi i Kishës katolike në Kosovë është e vazhdueshme edhe për një njohje “me letra” të shtetit të Kosovës nga ana e Vatikanit dhe se përpjekjet e tilla nuk do të pushojnë deri në arritjen e qëllimit, pavarësisht se thekson edhe rëndësinë e autoriteteve në raportet shtetërore. Vatikani ka emëruar delegatin e vet të posaçëm për Kosovën, sikur një figurë diplomatike që merret me relacionet në mes Vatikanit, Kishës dhe Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lideri i fundit që është pritur në Selinë e Shenjtë pak kohë më parë. Mirëpo, as ky dhe as të tjerë para tij që kanë pasur mundësinë të priten nga kreu i Vatikanit nuk janë konsultuar me Kishën në Kosovë. Kosovën de facto e ka njohur edhe Serbia, madje edhe Rusia e shumë shtete të tjera, por de-iure ende nuk e kanë njohur. Pavarësisht si arsyeton, Dodë Gjergji, Vatikani është me mesin e atyre vendeve e shteteve që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe as ka premtuar se do ta njohë ndonjëherë.  Shkakun për këtë mos-njohje disa herë e kanë dhënë kohë pas kohe disa nga kardinalët e tij. Njëri syresh madje ka deklaruar hapur se “Kosova është tokë e shenjtë e kishte ortodokse” dhe  nuk duhet lejuar, që ajo të tjetërsohet.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …