Dogana e Kosovës pranon një donacion në vlerë mbi 12 mijë euro pajisje për zbatim të Ligjit nga programi EXBS i SHBA-ve

Dogana e Kosovës pranon një donacion në vlerë mbi 12 mijë euro pajisje për zbatim të Ligjit nga programi EXBS i SHBA-ve

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha ka pritur sot përfaqësuesin amerikan Rick Clark. Me këtë rast, Berisha ka pranuar një donacion në vlerë mbi 12 mijë euro pajisje për zbatim të Ligjit nga programi EXBS i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dogana njoftoi se Clark dorëzoi pajisje edhe për policinë kufitare. Deri tani Dogana ka pranuar rreth 400 mijë dollarë amerikanë pajisje dhe trajnime të financuara nga Qeveria amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …