Doli në dritë libri, “Atdheu dhe poeti”, i autorit, Martin Çuni

Doli në dritë libri, “Atdheu dhe poeti”, i autorit, Martin Çuni

Libri më i ri i shkrimtarit, poetit, publicistit  dhe veprimtarit, Martin Çuni, (i cili po vazhdon ta pasurojë literaturën tonë me vepra të arrira letrare artistike e dokumentare), i titulluar, Atdheu dhe poeti, i përket krijimtarisë së pas luftës, të autorit, në periudhë e rikthimit në Gjermani, ku ka zhvilluar aktivitete të shumta kulturore në mesin e mërgatës shqiptare. Libri është ndarë në tri pjesë, poema, “Atdheu dhe poeti”, “Shqiptarët marshojnë” dhe “Arbëri zog i Diellit”. Botoi, Radio-Kosova e Lirë, shtypi, Shkrola në Prishtinë.

 

Musa Jupolli: Martin Çuni hyri nga një dritare poetike me një pendë me gjithë shpirt, me një zë të bukur, me një dhunti të natyrshme, i natyrshëm siq është në jetën e tij ,

Të flasim për jetën dhe veprimtarinë e Martin Çunit para lexuesve shqiptarë duhen kërkime më të thella që të ndriqohen : krijimtaria letrare, gjuhësore, publicistike dhe angazhimet e tij për lirinë e Dardanisë.

Martin Çuni i dha dorë lëvizjës shqiptare për liri, po edhe i angazhuar në shoqërinë kulturore në mërgatë.

Krijimtaria letrare e M.Ç. përfshin poezi e prozë, po autori ka edhe dorëshkrime dhe materiale të tjera të rëndësishme si nga jeta e tij prej një veprimtari të burgosur politik e deri edhe të « Kosova e Lirë » gjatë luftës së fundit për lirinë e Dardanisë !

Ndaj kontributi i tij si veprimtar, poet, prozator, publicist është i madh.

Poezitë, prozat e Martin Çunit trajtojnë motive dhe tema të larmishme të jetës shqiptare.

Në kuadër të krijimtarisë së këtij krijuesi shquhet edhe vepra Atdheu e Poeti!

Letërkëmbimi dhe afria me mërgatën është edhe kjo një faqe e rëndësishme e Martinit.

Ndaj !

Ndjeva një knaqësi aq të këndshme shpirtërore në lexim të vargjeve të poetit, atdhetarit, intelektualit Martin Çunit, dhe  me aspak përtesë iu vura këtij shkrimi që të jam sa më afër idesë, dashurisë që ka për letrat shqipe, në veçanti të vargjeve për fëmijë, temë kjo e një delikatese hyjnore.

Që nga mësojtorja e parë, Martin Çuni, qe i mveshur me idealin dhe dashurinë për Arbërinë, në zemër mbante peshën e rëndë të atdhut të lindjës, pra të Dardanisë. Poeti Çuni me dy frymë, që të dya të « ndaluara », që të dya të pikëlluara, që të dya si dy lule që i ngjajnë jetës së dy shqiponjave të folmës sonë, ide, stil e metaforë me të vetmin mesazh filozofia kombëtare.

Kujdes ! Martin Çuni ka pikënisje, ecje, dëgjim e lexim që nga Homeri për historinë pellazge-ilire e deri të e tashmja  Arbërinë frymëzim, me një pendë të pa frikshme ku fjala nuk thehet, ku besa është virtyt, edhe kur nuk flet mund t’i nxjerrim mendimet për artin, kulturën dhe historinë shqiptare !

Para lexuesve Martin Çuni na vë n’arkitekturë kodin arbëror-shqiptar, dashurinë për fëmijtë, tablon më të bukur, sublimen e jetës, duke hyrë në shpirtin e filizave ku gjatë leximit poeti na rikthen në kohë të hershme, fërkim ndjenjash me ngjyrat më të zjarrshme që jap natyra e Atdheut, dha ja titulli i veprës Atdheu e Poeti !

Kam menduar gjatë si ta gjej thellësinë e datrave në kërkim të pastërtisë, ideve dhe filozofisë shpirtërore të fëmijëve, atë Martin Çuni e gjeti në dhomën e tij me jë zë që i erdhi nga dy detra, ai Adriatik dhe deti Jon, ndaj për ju, për të gjithë ata që e ndjenjnë dehjen poetike për vargjet e Martinit pa zërin e fëmijëve bota do t’ishe skëterrë !

Të hysh në botën e fëmiut, do të thotë të udhëtosh në pakufi, drejtë dritës, aty ku jeta kryqëzohet me të harshmën knaqësi shpirti.

Ky libër ku jeton shpirti i poetit, përmban spektrin e jetës, po edhe :

Jam një fije bari në erë, jam shpirt në zbërthim, jam frymëmarrja, ndaj m’ep librin Poet në duar që shikimin t’ia fali qiellit, yjve, si zogjë në pritje të foleve në lisat e gjatë që presin ushqim, që presin fluturim, që zgjojnë edhe lulet e Atdheut, n’ëndrrat më të bukura me filozofinë e vargjeve Atdhe e Poet !

Lule ! Oh ! Sikur të kisha nga një lule për gjithë fëmijtë e Atdheut, ishte ëndrra e poetit, kjo lidhje shpirtërore Atdheu e Poeti, poeti i myllur në dhomën e nryme me dy dryna të çeliktë, ndaj poeti si ai zogu në kafaz ka vetëm një dëshirë Liri për fëmijë me nga një lule që do t’i mbjellin në çdo cep të Arbërisë.

Poeti udhëton në tokën e shenjtë arbërore, me vete bart zërin e fëmijëve dhe pikrisht është kjo ajo ëndrra e poetit që lesuesit i vë gjithë arkitekturën kombëtare, si një ujëdhesë ideale (anaforë)  në përcjellje të knaqësisë për një t’ardhme të ndritshme që na vjen me zërin e fëmiut : E dua jetën ashtu si poezinë !

Paradoksi : Kosolidimi si zog në lis, pra zogu dhe shpresa .

Të gjithë fëmijëve  një dhuratë nga arkitekti i vargjeve (M.Ç.) poet i angazhuar. Ky tekst poetik i kompozuar në dy parti autentike në thelb, i pari i kushtohet njohjës me Atdheun, i dyti ndjenjës sentimentale të poetit , në rezyme Atdheu e Poeti!

Poeti në këtë vepër nuk flet për luftën, gjithë peshën e saj e mbanë në vete, reliefin e dhimbjeve, kjo referencë letrare na e zbardhë imazhin nga se e gjithë vëmendja e poetit brymoset në pedagogjinë e fëmiut, ëndrrat e të cilit kanë miliona ngjyra, diskursi poetik i notave ku veq recitimit, vargjet e M. Çunit mund edhe të këndohën, po vetëm me zërin e fëmiut, ndaj kjo është edhe magjia siq thot Paule Eluard : «  E vëteta poetike, afësia e njeriut me tjetrin çfarë do qoftë rrethi njerëzor » !

Për fëmiun, poezia është një e folme me të cilën edukohet, aty ku paraqitën situata të pa imagjinuara, dhe në asnjë mënyrë që të kundërshtohën.

Në anën tjetër siq të te rriturit proza dhe poezia nuk kanë kufnjë, prozë në vargje, vargje në prozë, deri sa aty gjejmë ritmikën në veprë Atdheu e Poeti, Atdheu është proza, Poeti është poezia, fëmiu është personazhi sublim që madhëron veprën, dhe kush më shumë se fëmiu, dhe kush më mirë e më nieshëm mund të hy në këtë botë të fëmiut se Martin Çuni ?

Në këtë udhëtim të bukur, me bukuritë e Atdheut, butësia  e të menduarit për malet, detin, për qiellin, kështjellat e mbushura me histori në vend banimet e lashta ilire-arbërore zgjon kurreshtjën e tyre. Kjo botë paradiziake e Atdheut është poeti transmetues i kësaj ujëdhese poetike të mbushur me zafire, ndaj sa marrim frymë dhe shpresojmë është shpirti i fëmijëve, pra është perlë e artësuar me dashuri !

Kur poezia prek imagjinatën, pa dyshim tema e poetikës vë n’imagjinatë natyrën, ëndrrat për udhtime si shiponjë që fluturon që të shihen bukuritë e Atdheut. Dyshimësia humbet, bota për ta është e hapur, ushqen shpirt, lojë poetike gjithësesi, që nga aty edhe fillon ballafaqimi me ide të reja që do të reflektojnë për t’ardhmën, për kërkime të mëtejme për ndodhitë e atdheut të tyre .

Kjo lindje e ideve nuk është rastësi, ajo shpërthen nga nevoja, nga kultura e leximit që fëmiu të jetë i kuptueshëm dhe po na u parashtruan pyetje duhet të mëndojmë dy herë e  të përgjigjemi një hetë !

Ndaj, mënyra se si e shohim poezinë dhe si ajo ndihet në këtë « antologji vargjesh » është kompliment ideal që të njihet këndimi i poetit për fëmijtë . Poeti përmes fjalëve i mëson ata që ta kuptojnë jetën, dashurinë dhe vlerën që ka leximi, pra një portë kalosale në udhëtimet e e tyre për në pjekuri.

Testamenti i shkruar i Martinit pa dyshim do të jetë : « Bashkojeni Arbërinë » !

Mund të them (aq sa unë e njoh Martinin) çdo ditë e tij ka të bëjë me mejtimet, me të folmet dhe shkrimet për Arbërinë, me theks për Dardaninë që ia kushoi tërë jetën e tij që nga bankat e para shkollore, si student e gazetar, dhe tash si krijues !

Atdhe e Poet

Vargje qe kanë gjithë melodinë e Arbërisë me nota ekzotike. Ndjenja patriotike e shfaqur n’udhëtim të veprës është një vulg i ringjalljës, bashkë me te dashuria për gjuhën, vargje të lindura për fëmijë, qytet më qytet, mal me mal, Adriatik e Jon çka e bënë librin të shenjtë, që të identifikohemi me një gjuhë të përbashkët.

Në vepër personazhet e kulturës, ata të shkrimeve dhe gjithë plejda e luftetetarëve na paraqitën me urtësinë dhe filozofinë e njrzëve të mëdhenjë të kombit, është kjo një faqe e ndritshme që në kohë të vështira kalonte kombi ynë, Rilindaja jonë kombëtare, e deri të heronjë e lirisë, e deri në lirinë e Dardanisë !

Gjegj Kastrioti e Nënë Tereze, Naimi e Fishta, po edhe figura tjetra të librit që lidhën me dheun tonë të lindmës sonë !

Krijuesi kërkon edhe dashurinë e pas luftës, duke sjellë një frymë të re, e kush më ndieshëm se zëri i fëmiut ?!

Martin Çuni, hasjan nga ajo urë legjende, Ura e Fshejtë e deri të Gallapi i tij që të dya me një dashuri. Katundi i tij i rritjës, Keqekollë, aty ku koha ndalet për ta shijuar bukurinë e asj natyre sublime !

Një dritare e hapur, një kopsht me lule, me lisa të gjatë e me nota të zogjëve vepra e Martin Çunit,  Atdheu e Poeti, lexohet me një frymë !

21 qershor 1999, Martin Çuni ngreh gotën më të ëmbël të jetës së tj me lirinë e Dardanisë !

!

« Ikje »..

…pët t’u rikthyer me shpirtin prej engjulli !!!

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi libri autobiografik i Ajshe Gjonbalajt: “Jeta Ime dhe disa rrëfime nëpër burgjet jugosllave”

Letërsisë shqiptare, iu shtua edhe një libër autobiografik i të burgosurës politike Ajshe Gjonbalaj, titulluar …