leoni

Doli në dritë libri i parë i Dr. Luljeta Z. Abdullahu: “24 orët e kujdesit mjekësor dhe rrëfimet e përditshme”

Në peizazhin kulturor dhe intelektual të Kosovës, është botuar një vepër e veçantë që ndërthur shkencën, artin dhe reflektimin njerëzor – libri “24 orët e kujdesit mjekësor dhe rrëfimet e përditshme”, i autores Luljeta Z. Abdullahu, specialiste e Mjekësisë Nukleare dhe gruaja e parë në vend që ka ndjekur këtë specializim në rrethana të vështira, duke u bërë një nga themelueset e këtij shërbimi jetik në Kosovë.

Ky botim shënon jo vetëm një arritje personale, por edhe një ngjarje të rëndësishme kulturore e profesionale. Me përvojë të gjatë në sistemin shëndetësor publik dhe me një ndjeshmëri të thellë për njeriun, Dr, Luljeta Abdullahu sjell një kombinim të rrallë të përvojës mjekësore me ndjenjat, kujtimet dhe meditimin për jetën.

Libri është një udhëtim i brendshëm dhe profesional, që kap përmes 24 orëve simbolike tensionet, përkushtimin dhe përjetimet e përditshme të atyre që i shërbejnë njeriut në momente delikate. Libri, ngërthen brenda vetes tri dimensione të ndërlidhura: dokumentin profesional, meditim filozofik dhe artin e shkrimit emocional.
Autoria e përshkruan këtë proces me një fjali që e shndërron librin në manifest shpirtëror:

“Të shkruarit është si të marrësh frymë pas një periudhe të gjatë zhytyjeje – kur fjala bëhet ajër për veten dhe për të tjerët.”

Ky është libri i saj i parë, një libër meditativ, dokumentar, shkencor dhe artistik, që ndalet në “pikëkohën” e përvojës njerëzore për ta shndërruar në ndriçim, vetëdije dhe frymëzim.

Libri “24 orët e kujdesit mjekësor dhe rrëfimet e përditshme” fton lexuesin të ndalojë për një çast, të reflektojë mbi kujdesin – si profesion, si ndjenjë dhe si akt njerëzor. Ai është një dëshmi për forcën e shpirtit, për misionin e mjekut dhe për artin e rrëfimit që lind në kufijtë mes jetës dhe dhimbjes, shpresës dhe dritës.

📖 ISBN: 978-9951-790951-205131
Autore: Luljeta Z. Abdullahu
Titulli: “24 orët e kujdesit mjekësor dhe rrëfimet e përditshme”
— një rrëfim i jetës në kujdes, i jetës që kujdeset.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami: GJYKATA SPECIALE MES TË VËRTETËS DHE MASHTRIMEVE

Pas një pune intensive dy vjeqare, kam knaqësinë të ju informojë, se kam përfunduar librin …