Doli në dritë romani, “Trëndafili i bardhë” i shkrimtarit hungarez, Jokai Mor

Radio-Kosova e Lirë ka botuar romanin e shkrimtarit të mirënjohur hungarez, Jokai Mor, titulluar: “Trëndafili i bardhë”. Ky roman historik, për herë të parë  është botuar në Budapest, në vitin 1854 dhe trajton kryengritjen e Halil Patronës, në Stamboll, kundër Sulltan Ahmedit të Tretë. Jokai Mor ka shkruar edhe romanin: “Ditët e fundit të jeniçerëve” që i kushtohet Luanit të Janinës, Ali Pashë Tepelenës.

Roman, i cili është përkthyer në shumë gjuhë të botës, deri tani ka qenë i panjohur për publikun lexues shqiptar, edhe pse personazhi kryesor  i romanit është shqiptari nga Hurpishti i Manastirit, i njohur si Arnaut Halili apo Halil Patrona, jeniçeri shqiptar i cili në vitin 1730, afër 60 vjet para Revolucionit borgjez-francez, bëri revolucionin e parë, të vetmin gjatë tërë kohës së Perandorisë Osmane.

Romani pasqyron për mrekulli ditët kur froni i Sulltan Ahmedit dhe tërë Stambolli po jetonte nën ankthin e kryengritjes, ku përveç jeniçerëve shqiptarë merrnin pjesë edhe turmat e pakënaqura të Stambollit, esnafët, të papunët, varfanjakët turq, por edhe kryengritës nga mesi i rajasë së krishterë.  Kryengritjen e Halil Patronës në Stamboll e kanë bërë të pavdekshme piktorët më të mëdhenj të Evropës së asaj kohe, që pikturonin në  Pallatin Perandorak: Jean Baptiste Vanmour dhe  Cornelis Calkoen, të cilët kanë pikturuar qindra tablo artistike me motive nga kryengritja.

Libri ka 244 faqe, përktheu, Ahmet Qeriqi, ndërsa botimin e ka financuar Ministria e Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë. Shtypi “Shkrola” në Prishtinë.

Jokai Mor, ( 1825- 1904)  shkrimtari më i njohur dhe më i lexuari në Hungari

  Letërsia hungareze është shumë e begatshme dhe mjaft e përkthyer në shumë gjuhë të botës. Mjerisht, shkrimtarët më të mëdhenj, me përmasa botërore të kësaj letërsie, ende nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe. Romani “Ararat” ndër më të lexuarit në botë, i shkrimtarit Llajosh Zillahi, me sa dimë ne nuk është i përkthyer në gjuhën tonë. Deri tani nuk është përkthyer asnjë vepër e shkrimtarit, Jokai Mor, i cili në mesin e romaneve dhe novelave të shumta,  ka shkruar edhe dy romane me tematikë nga jeta e shqiptarëve, romanin historik: “Trëndafili i bardhë”,  i cili i kushtohet kryengritësit më të madh shqiptar të kohës së Perandorisë 0smane, Halil Patrona dhe romanin: “Ditët e fundit të jeniçerëve” me tematikë nga jeta e Ali Pashë Tepelenës. Ndër emrat shumë të njohur të kësaj letërsie përmenden, përveç Jokai Morit, e Zillahut edhe Shandor Petëfi, Moric Zhigmund, Adi Endre, Ferenc Deak, Jozhef Attilla, Gjergj Konrad, e shumë të tjerë.

 Jokai Mor është njëri ndër romansierët më të njohur të Hungarisë, i njohur edhe në letërsinë botërore, i përkthyer në 25 gjuhë të botës. U lind  më 19 shkurt të vitit 1825 në Komarom të ish-Austro-Hungarisë, tani lokalitet  në Çeki. Rrjedh nga një familje fisnike  e Jokajve, nga babai Jozhef dhe e ëma Marie Pulaj. Vdiq  më 5 maj të vitit 1904, në Budapest. Ka qenë bashkëkohës dhe mik i poetit të madh hungarez, Shandor Petëfi. Si i ri ka marrë pjesë në Revolucionin e vitit 1848, të cilin e udhëhoqi, ideologu  i njohur hungarez, Llajosh Koshuti. Asokohe martohet me Roza Benke Laborfalvin.

 Jokai Mor ka shkruar 100 vepra, në mesin e tyre romane, novela dhe drama.

 Romani “Trëndafili i bardhë” ( A feher ruzsa) është botuar për herë të parë në vitin 1854. Më vonë ka shkruar edhe romanin “Ditët e fundit të jeniçerëve”, ( A janicsarok vegnapjai) i cili i kushtohet Luanit të Janinës, Ali Pasha Tepelenës. Romani “Trëndafili i bardhë” prej kohës kur është shkruar e deri tani është ribotuar dhjetëra herë dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Veprat  më të njohura të shkrimtarit Jokai Mor janë: “Njeriu i Artë”,  Zoti është Një”, “Zotërinjtë e varfër”, “Koha e artë e Erdelit”, “I biri i zemërfortit”,  “Pashai i fundit i Budapestit”, “Diamanti i zi” “Ditët e fundit të jeniçerëve” e shumë të tjera. Pjesa dërrmuese e veprave të Jokai Morit janë romane historike, (shumë prej tyre janë realizuar në filma artistikë),  ose me temë nga e kaluara e popullit hungarez, në luftën e tij për ekzistencë, për ruajtjen e gjuhës, trashëgimisë dhe kulturës, duke qenë se populli hungarez, gjatë dyndjes së madhe të popujve u ngulit në mesin  popujve evropianë, dhe si i tillë prore ka qenë i rrezikuar nga fqinjët grabitqarë, ashtu sikur populli shqiptar. Një e treta e popullit hungarez jeton në shtetet fqinje,  si në Rumani, Vojvodinë, Çeki, etj. Duke shkruar për historinë e përgjakshme dhe tronditëse të këtij populli në të kaluarën, shkrimtari,  Moriz Zhigmund në romanin e tij “Bëhu i mirë deri në vdekje”,  shkruan: “A nuk është e tmerrshme kjo, këtu jemi në mes të Evropës, këtu jetojmë, vuajmë, punojmë, gëzojmë e këndojmë dhe nuk kemi popull tjetër në botë që të na kuptojë, që ta kuptojë gjuhën tonë, as ndjenjat tona, as jetën tonë. Këtu jemi dënuar të jetojmë në vetmi, dhe nuk mund të mbështetemi te askush, vetëm armiq kemi në botë, miq, të afërt e shokë nuk kemi askund…”

 Romani “Trëndafili i bardhë” një vepër që duhet ta lexojë çdo shqiptar

 Jokai Mor, kishte lindur tri vjet pas prerjes së kokës së Ali Pasha Tepelenës nga turqit  dhe rreth 96  vjet pas prerjes së kokës së Halil Patronës. Çuditërisht, këto dy personazhe të historisë shqiptare, do t’ i bëjnë aq shumë përshtypje sa ai do të shkruajë dy nga romanet e tij më të mira, më të njohura dhe të përkthyera në gjuhë të ndryshme të botës. Vepra e parë e tij, po përkthehet në gjuhën shqipe 158 vjet pas botimit të parë, në hungarisht.  Romani tjetër për Ali Pashë Tepelenën pret të përkthehet.

Heroi i romanit “Trëndafili i bardhë”, Halil Patrona është përshkruar si hero i vërtetë i luftëtarit, në mbrojtjes së moralit dhe drejtësisë, mbrojtësit fanatik të turmave të varfra të popujve të Perandorisë, kundërshtar i pa kompromis kundër amoralitetit dhe kundër korrupsionit.  Pikërisht për këtë vlerësim të lartë, që Jokai Mor i kishte bërë Halil Patronës, kishte irrituar disa qarqe antishqiptare të kohës. Përkthyesi i këtij romani në gjuhën angleze, në vitin 1901, R. Nisbet Ben,  kur e kishte botuar këtë roman, ia kishte parë për të madhe shkrimtarit  gjenial hungarez, që e kishte madhëruar aq shumë  figurën historike të një jeniçeri shqiptar, edhe pse ishte i bindur në vërtetësinë e të dhënave, meqë ato mbështeteshin, jo vetëm në Historinë e Perandorisë Osmane të historianit të njohur austriak, Josef von Hammer, por edhe në kronikat e Stambollit të asaj kohe.

 Romani, mbështetet kryesisht në ngjarjet reale historike, që kishin ndodhur në Stamboll, në shtator, tetor dhe nëntor të vitit 1730 dhe që ishin pasojë e mbretërimit autoritar dhe krejt të paaftë të Sulltan Admedit të Tretë. Forcat persiane kishin korrë sukses në luftë dhe po i kërcënoheshin edhe Stambollit, ndërkohë që Sulltani ishte dhënë pas haremit të tij, ku mbante 200 robëresha të reja e të bukura dhe kur në mënyrën më fanatike kultivonte tulipanët shumëngjyrësh, në tërë sarajin. Ai, kishte lejuar edhe ndërtimin e 120 “shtëpive të dëfrimit” në vendin e quajtur, “Ujërat e Ëmbla”, në Yskydar, ku  argëtoheshin oficerët e tregtarët e pasur. Në ndërtimin e atyre shtëpive “të kurvërisë” sikur i quan Halil Patrona, për 6 vjet me radhë kishin punuar inxhinierët e njohur francezë.

 Në këtë gjendje anarkike, kryengritësi, Halil Partona kishte ngritur në këmbë jeniçerët e pakënaqur, një regjiment të të cilëve edhe e komandonte në rast lufte. Ai kishte bashkuar në “Sheshin për mish” edhe turmat e të papunëve dhe tregtarëve të imtë të Stambollit. Halili e kishte përkrahjen edhe të Musli Beshit një bashkëvendës i tij, i cili ishte edhe kreu i jeniçerëve veteranë.

Më 28 shtator të vitit 1730, jeniçerët në krye me Halil Patronën fillojnë kryengritjen dhe arrijnë që përmes presionit të turmave të marrin kokat e katër zyrtarëve më të lartë të shtetit, Vezirit të Madh, Damad Ibrahim, Kapedanit të Flotës Perandorake, Krymyftiut dhe Kryeqehajasë së Stambollit. Ata ndërrojnë nga posti Sulltan Ahmedin  III, i cili përfundon në burg dhe vendosin në krye Sulltan Mutafën e Parë. Ata po ashtu realizojnë edhe kërkesat e tyre, heqin tatimet e përjetshme “malikanet” që rëndonin mbi kurrizin e rajasë dhe shkatërrojnë në themel  120 shtëpitë e dëfrimit. Në kohën kur ishte arritur paqja, shërbimi sekret me lejen e Sulltan Mustafait, i cili i kishte premtuar Halil Patronës se nuk do të hakmerrej për kryengritjen, ia kishte përgatitur kurthin. Më 25 nëntor të vitit 1730, Sulltani kishte ftuar në Pallat Halil Patronën me 24 jeniçerët e tij besnikë, gjoja për t’ i avancuar në poste dhe për t’ iu dhuruar nga një palë rroba të lëkurës. Duke qenë të ftuar të hyjnë një nga një, në Pallat, Halil Patronës dhe besnikëve të tij iu shkurtojnë kokat.

 Romani ka edhe anën tjetër imagjinare  të pasqyrimit të ndodhive, në Stamboll sikur është rasti i dashurisë fatkeqe të Halil Patronës në robëreshën e tij, të cilën e kishte blerë në treg, pasi ishte përzënë nga Haremi i Sulltanit. Robëresha, quhej Irenë. Ajo ishte  rrëmbyer nga piratët turq. Irena, e cila në roman quhet Gjylbejaze,  ishte bija e vetme e tregtarit të pasur grek, Janaqit.

 Ngjarjet që rrëfehen në 13 kapitujt e këtij romani sjellin në kujtesë rrëfimet romantike dhe sentimentale të botës së lindjes, duke e mbajtur pezull vëmendjen e lexuesit, sidomos me ndodhitë e trishtueshme që ndodhin në kreun e Perandorisë dhe nëpër rrugët e Stambollit.

 Romani “Trëndafili i bardhë”, i cili nga kritika hungareze dhe ajo botërore është cilësuar si njëra ndër kryeveprat e Jokai Morit, ka personazh kryesor, shqiptarin e Hurpishtit të rrethit të Manastirit, në Maqedoni, Halil Patrona, ndërsa simpatia që ai ka shprehur për këtë figurë madhështore të kohës, ka nxitura reagimet e disa qarqeve të lexuesve dhe përkthyesve, sidomos jashtë Hungarisë. Për ta ilustruar këtë fakt po botojmë edhe parathënien e botimit të këtij romani  në gjuhën angleze të përkthyesit R. Nisbet Ben.

 “Më 28 shtator të vitit 1730, shpërtheu në Stamboll një kryengritje kundër Sulltan Ahmedit III, Pallati i të cilit u trondit në rrugë për ta fituar epërsinë kundër fitoreve dhe përparimit të forcave persiane, ndërkohë që papritmas shpërtheu edhe kryengritja, e cila filloi në krye me Halil Patronën, deri atëherë, një shqiptar, marinar, jo shumë i njohur, i cili një kohë ishte dhënë pas tregtisë. Ai kishte një pamje meskine dhe ishte në mesin e atyre, të cilët qenë detyruar të  bëjnë krime, duke shkaktuar edhe bela nëpër rrugë dhe duke u radhitur në mesin e mercenarëve. Kryengritja ndodhi papritmas dhe u kurorëzua me sukses.

 Sulltani, pasi kishte sakrifikuar katër këshilltarët kryesorë, ishte detyruar të tërhiqej nga tërbimi i turmës dhe në postin e vet  kishte emëruar Sulltan Mustafën e Parë. Në vazhdim të gjashtë javëve vijuese, tërë pallati mbretëror u mbajt peng, nga forcat kryengritëse. Kjo agoni e përcjellë me vrasje dhe pasoja, ku ishte pleksur edhe shërbimi i fshehtë,  ka zgjatur deri më 25 nëntor.

 Kjo ngjarje tragjike ka bazën e vetë historike në romanin “Trëndafili i bardhë”,  shkruar nga romansieri gjenial hungarez, Jokai Mor, i cili po përkthehet për herë të parë në gjuhën angleze.

 Pa dyshim që, romansieri hungarez ka bërë përpjekje të suksesshme, për ta paraqitur të padrejtin dhe famëkeqin, Halil Patrona si një patriot të madh, martir të nderit dhe të drejtësisë. Duke mos e paraqitur anën tjetër, ai sikur ka anashkaluar karakteristikat e mënyrës së ngritjes së Halilit dhe të vesit të tij. Këtë e them, për  aq sa jam unë kompetent, për ta verifikuar autoritetin e tij. Historia që rrëfehet këtu mund të mos ketë qenë tërësisht një ngjarje e vërtetë, meqë sipas mendimit tim ai është mbështetur krejtësisht në Historinë e Perandorisë Osmane të historianit, Jozef Von Hammer, një libër paksa i vjetër. Kjo nuk duket të ketë qenë aq e besueshme. Megjithatë ngritja lartë e demagogëve të vegjël dhe kuriozitetet e tipologjisë orientale në epokën e quajtur të “Tulipanëve”, janë fakte absolute. Rrëfimet deri në detaje të ngjarjeve janë në përputhje me kronikat turke. Një argument i tillë,  sikur është ai i Halilit me një karakter të të huajit të rezistueshëm ka ushtruar ndikim te ky autor, i cili nuk është tjetër veçse zëdhënës i romantizmit, gjithnjë i gatshëm për kontraste dhe befasi. Në anën tjetër episodet e përgjithshme të romanit “Trëndafili i bardhë” dhe përshtypja e tmerrshme për zhvillimet e ngjarjeve në Saraj, në pjesën më të madhe, edhe nëse jo krejt, janë përshtypje të autorit, të denja për rrëfimet e “Një mijë e një netëve”.

 Në origjinal “Trëndafili i bardhë” me nën titull “Halil Patrona”, libri  është botuar në titull “Ditët e fundit të jeniçerëve” një roman i publikuar për herë të parë në Peshti, në tri vëllime, në vitin 1854. Këto dy rrëfime janë mirë të specifikuara dhe qysh atëherë i përkasin një tërësie, por shpeshherë janë publikuar  ndaras. Kompania “Jarold e Figli” i botoi në një seri në vitin 1898. Duke vjelë përfitimet, të cilat kanë rrjedhë nga këto rrëfime, krejt këto  kanë qenë pastaj një dëftesë për të mbështetur shpresën time si kundërvënie, për t’ i vënë romanit një emër të ri “Halil Thashethemaxhiu” meqë kreu i karakterit të tij mbi të gjitha ka qenë me fat.

 Çuditërisht, seriali filmik i TRT1, i titulluar, “Bir Zamanlar Osmanli Kiyam” është i ngjashëm me cilësimin që i ka bërë karakterit të Halil Patronës, përkthyesi anglez, R, Nisbet Ben. Ky serial, me pretendime  për ta paraqitur madhështinë deri në pafundësi të Perandorisë Osmane të kohës së Sulltan Ahmedit të Tretë, figurën e Halil Patronës e paraqet, krejtësisht njëanshëm, deri në përshkrime groteske, jashtë çdo realiteti, kur dihet se famën e asaj perandorie dhe të atij Sulltani e kishte mposhtur pikërisht, Halil Patrona, duke hedhur nga froni Sulltan Ahmedin, duke e detyruar t’ ua presë kokat katër zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe duke i realizuar në tërësi kërkesat e kryengritësve. Si do të ketë mundur ta bënte këtë një personazh i tillë, i cili paraqitet si njeri i mjerë, pijanik, i pamoralshëm, frikacak dhe i ndërkryer. Si ndodhi, që nga një njeri i tillë të gjunjëzohet Perandoria më e madhe e kohës? Si ndodhi, që një njeri i “pa pikë morali” t’i rrënojë 120 shtëpia të kurvërisë, të ngritura në Stamboll në kohën e Sulltan Ahmedit të Tretë? Përgjigjen në këtë pyetje nuk e jep seriali turk,  por jep një urrejtje patologjike kundër arnautëve, duke i përzier me serbë, pikërisht ashtu sikur i ka paraqitur pseudoshkenca serbe. Halil Patrona, në kohën e tij  ka  bërë në Turqi atë që kishte bërë Spartaku në Romë, po ashtu ai dhe pasuesit e tij mijëra jeniçerë shqiptarë kanë pësuar fatin e luftëtarëve të Spartakut. Dallimi qëndron në faktin se luftëtarët e Spartakut ishin kryqëzuar, ndërsa luftëtarëve të Halil Patronës iu kishin prerë kokat. Rivlerësimi i historisë me deformime të tilla, nuk i shemb dot të vërtetat dhe argumentet historike, as analet dhe kronikat e Stambollit të shekullit XVIII, as literaturën realiste botërore.

 Romani, “Trëndafili i bardhë”, është me interes të veçantë për lexuesit shqiptarë, meqë mjerisht, kjo figurë madhështore e  historisë sonë, ende  nuk njihet sa duhet. Halil Patrona nuk është fare i pranishëm në tekstet e Historisë së popullit shqiptar, edhe pse është i pranishëm në të gjitha enciklopeditë botërore. Një pretendim për ta denigruar këtë figurë të madhërishme të kombit shqiptar e ka bërë edhe Ben Blushi në romanin e tij “Të jetosh në ishull” ku ai denigron të gjitha figurat me rëndësi të shqiptarëve të besimit islam prej Skënderbeut deri te Ali Pashë Tepelena.

 Sido që të jetë, literatura historike botërore për Halil Patronën është shumë e gjerë, voluminoze dhe mbi të gjitha, jeta dhe vepra e tij është përfshirë në të gjitha enciklopeditë dhe historitë e botës, ndërkohë që  nuk i është mohuar asnjëherë prejardhja e tij shqiptare nga turqit, as nga serbët e grekët e të tjerët.

 Halil Patrona në enciklopedinë angleze

 Patrona Halil (? in Argos Orestikon – November 25, 1730 in Constantinople), was the instigator of a mob uprising in 1730 which replaced Sultan Ahmed III with Mahmud I and ended the Tulip period.

 Halil was an Albanian from Macedonia. He became a Janissary and after joining a Janissary rebellion in Nish and leading one in 1720 in Vidin, he moved to the capital. He was known to have engaged in petty trade and crafts like working as a hammam attendant. He spent much of his time at meyhanes of Galata. Halil was known as Horpeşteli, Arnavut Halil after his place of birth and nationality but his Albanian compatriots called him Patrona (Vice Admiral).

 For weeks after the revolt, the empire was in the hands of the insurgents. Patrona Halil rode with the new sultan to the Mosque of Eyub where the ceremony of girding Mahmud I with the Sword of Osman was performed; many of the chief officers were deposed and successors to them appointed at the dictation of the bold rebel who had served in the ranks of the Janissaries and who appeared before the sultan bare-legged and in his old uniform of a common soldier. A Greek butcher, named Yanaki, had formerly given credit to Patrona and had lent him money during the three days of the insurrection. Patrona showed his gratitude by compelling the Divan to make Yanaki Hospodar of Moldavia. Yanaki however never took charge of this office.

The Khan of the Crimea assisted the Grand Vizier, the Mufti and the Aga of the Janissaries in putting down the rebellion. Patrona was killed in the sultan’s presence after a Divan in which he had commanded that war be declared against Russia. His Greek friend, Yanaki, and 7,000 of those who had supported him were also put to death. The jealousy which the officers of the Janissaries felt towards Patrona, and their readiness to aid in his destruction, facilitated the exertions of Mahmud I’s supporters in putting an end to the rebellion.

 Halil Patrona në enciklopedinë turke

 Halk isyanının elebaşısı Horpeşteli Arnavut Halil, levendlik ve Rumeli’de yeniçerilik yapmıştı ve yakın hemşerileri arasında “Patrona” (koramiral) lakabıyla anılmaktaydı. İstanbul’da bir ara hamam tellaklığı veya esnaflık yaptığı da söylenmektedir. İstanbul meyhanelerine devam ettiği, devamlı alkol aldığı ve ihtilal yoldaşlarını da bu meyhanelerde tanıdığı bilinmektedir. Patrona Haili kendini ayaklanmaya elebaşılık etmeye kışkırtanların telkinleri ile 1730 yaz sonunda bir ihtilalci kadro toplamış ve ilk ihtilal planlama toplantısı 25 Eylül 1730’da Mevlid Alayı günü yapılmıştır. Bu grubda başkan Patrona Halil; yardımcıları Muslu Beşe ve Emir Ali ve kolbaşı kurmaylar olarak Ali Usta, Karayılan, Çınar Ahmed, Oduncu Ahmed, Derviş Mehmed, Erzurumlu Mehmed, Küçük Muslu, Kutucu Halil adlarında daha çok zorba olarak adları çıkmış halk adamları bulunmaktaydı. Zorba ayaklanmacılar 28 Eylül Persembe günü bayrak açıp şeriat için herkesi bayrak altına gelmesini istediklerini bağırarak üç koldan şehirde yürüyüşe geçtiler. Kapalıçarşı’ya Bayezid Camii’nin Kaşıkçılar kapısı tarafından yürüyüşe geçerek ayaklanmayı resmen başlattılar; çarşıya girip tüccarlara zorla dükkânlarını kapattırdılar ve çarşı girişlerini tutup kimsenin alışveriş için girememesini sağladılar. Birden yürüyüş kolları kalabalıklaşıp büyümeye başladı. Ana kola hedef Etmeydanı oldu ve Patrona Halil ve erkanı bu meydanı merkez seçtiler. Bir grup da Üsküdar’a geçip orada muzır çıkarmaya başladı. Asayişi sağlaması gereken Yeniçeri Ağası Hasan Paşa bu kargaşalığa önce müdahale eder göründü ise de kalabalık dallanıp budaklanınca korkup, kurtulma çaresini kaçıp saklanmakta buldu.

 Sultan ve sadrazam Damad İbrahim Paşa Üsküdar’da idiler. İstanbul Kaymakamı karşıya geçip gelişmeler hakkında bilgiler verdi. Karşılık olarak yapacakları kararlaştırmak icin devlet adamları ve yüksek ulema Üsküdar’a çağrıldı ve Sancak-i Şerif Topkapı Sarayı’ndan çıkarılıp getirildi. O gece Sultan, Sadrazam ve devlet erkanı İstanbul’a geçip Topkapı Sarayı’na yerleştiler. Fakat o akşam Yeniçeriler ve Acemoğlanları da kazan kaldırıp, şeriat için yürüyüşe geçen ve geceyi sokaklarda geçiren halka katıldılar. 29 Eylül günü ayaklanmacılar İstanbul’un kontrolunu ellerine almışlardı. Patrona Halil yandaşlarına emirler verip yağmalar ve baskınlar düzenleyip isyana katılmayan veya isyancıların uygun görmedikleri kişilerin öldürülmelerine başlandı. Bu aranan ve kayıplara karışan kişiler arasında devrin ünlü şairi Nedim de bulunmaktaydı. Böylece Patrona bir terör havası yaratmayi ve kendine muhalef edeceklere gözdağı verip muhalefeti önlemeyi başardı. Etmeydanı’nda bulunan elebaşılar heyeti karargahına müderrisler getirip isteklerini fetvalar şekline dönüştürüp güya meşruiyet kazandılar. “Şeriat isteriz” yaygaralariyla sokaklara dökülmüş acayip halk psikolojisi içinde bulunan halk güruhuna, tomruk ve zindan mahkumlarının salınması ile katılanlar ve İstanbul’un bütün ayaktakımı öncülük ve liderlik etmeye başladı.

 Bu gelişmeler üzerine Saray’dan gönderilen bir aracı ile Sultan III. Ahmet isyancıların ne istediklerinin sorulmasını istedi. Patrona Halil, Sadrazam Damat İbrahim Paşa ile birlikte 37 kişinin kellelerinin kesilmesini istendiği belirtildi. Sultan duruma el koymak için Sancak-i Şerif’in açılmasını ve müslümanların bu sancak altına çağrılmasını emretti. Bu emire uyan çok az sayıda kişi Patrona Halil’in devriyeleri tarafından hemen dağıtıldılar. Yeni Kaptan-ı Derya olarak atanan Abdi Paşa, Patrona ile şahsi bir görüşme yapıp uzlaşma yolları araştırdı; ama başarı kazanamadı.

 Halil Patrona në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar

  Halil Patrona… i vrarë në vitin 1730. Figurë historike me origjinë shqiptare, udhëheqës i kryengritjes qytetare të Stambollit, më 28-30 shtator 1730 kundër regjimit të Sulltan Ahmedit të Tretë. Qëllimi i kryengritjes ishte lehtësimi i masave popullore nga arbitrarizmi dhe shfrytëzimit i sulltanëve. Me nxitjen dhe ndihmën e kadiut të Stambollit, Hasan Zylal efendiut nga Korça dhe dy shqiptarëve të tjerë, Ali Kafexhiut dhe pemëshitësit, Musli Beshe, Halil Patrona u vu  në krye të një mase të madhe njerëzish, midis të cilëve 12.000 shqiptarë dhe mjaft jeniçerë. Kryengritësit dëbuan Sulltan Ahmedin III dhe sollën në fron Sulltan Mahmudin I. Kryengritja pati karakterin e një lëvizjeje të shtresave të varfra qytetare me qëllim uljen e taksave. Lëvizja nuk pati jetë të gjatë dhe udhëheqësi i saj (Halil Patrona) u vra tradhtisht nga njerëzit e klasës sunduese.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …