Doli nga shtypi libri publicistik: “U sjell në vëmendje”, i autorit, Adil Fetahu

Doli nga shtypi libri publicistik: “U sjell në vëmendje”, i autorit, Adil Fetahu

Pas librit publicistik, “Reagime”, botuar në vitin e kaluar, studiuesi, intelektuali dhe shkrimtari i mirënjohur, Adil Fetahu, këtë vit ka nxjerrë në dritë edhe librin:  “U sjell në vëmendje”, në radhën e dhjetëra librave publicistikë e mijëra komenteve, studimeve, qasjeve, vështrimeve, të botuara në mediet, si dhe në faqen e Radios-Kosova e lirë, ku është njëri ndër bashkëpunëtorët më të zellshëm e më të frytshëm.

Në librin më të ri,  “U sjell në vëmendje”, autori, Adil Fetahu, ka përzgjedhur e  radhitur, një numër të madh shkrimesh, komentesh, analizash me tema të ndryshme kryesisht nga jeta jonë shoqërore, politike, nga historia, filozofia, jeta kombëtare e shqiptarëve, tema nga përditshmëria, përkthime shkrimesh të autorëve të huaj dhe përgjithësisht shkrime që zgjojnë interesim te lexuesit, sepse ai  është ndër hulumtuesit e rrallë që merret kryesisht me tema të pa trajtuara sa duhet,  në letrat tona.

Adil Fetahu i takon brezit të  intelektualë shqiptarë të Kosovës, të cilët në kohën e regjimit të RFSJ-së, bindjet e tyre politike e kombëtare i sforcuan në drejtim të shkollimit dhe arsimimit të brezave të shqiptarëve, të robëruar ndër shekuj nga regjimet e huaja. Me këtë qëllim, ata iu rrekën angazhimeve për ta pasuruar literaturën studimore në gjuhën shqipe, në segmente të ndryshme të shkencave shoqërore e të natyrës, meqë ndihej mungesë e theksuar e teksteve në gjuhën shqipe, edhe për faktin se literatura që botohej në Shqipëri, ose ishte e ndaluar, ose ishte i pamundur kontakti me të. Gjithnjë me qëllim të përhapjes së dijes dhe arsimimit, intelektualët në Kosovë e më gjerë përkthenin vepra edhe nga gjuha serbokroate, por edhe nga gjuhet e huaja me qëllim për t’i ndihmuar nxënësit e studentët  në shkollat dhe fakultetet e vendit.

Adil Fetahu, është ndër gjeneratat e para të normalistëve të Prishtinës.

Biografia  e tij është shumë e pasur  me punë dhe aktivitete të pandërprera në shërbim të përparimit dhe emancipimit arsimor, kulturor e kombëtare të brezave, me të cilët ai ka punuar pa u lodhur dhe punon po kështu pa u lodhur, në trajtimin e problemeve ndër më të ndryshmet, duke i dhënë kontribut të veçantë studimeve dhe publicistikës shqiptare në përgjithësi.

 

Ai ka më se 45  vjet pune aktive, si përkthyes dhe shef i administratës në Fakultetin Ekonomik; sekretar i Institutit Ekonomik; bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Krahinore për Produktivitet dhe Inovacione; këshilltar i lartë në Bankën Popullore të Kosovë; gjyqtar i Gjykatës së Punës së Bashkuar të Kosovë; sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës; sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Juristëve të Kosovës. Ka qenë anëtar aktiv i shumë organizmave shkencore e profesionale. Ka marrë pjesë me kumtesa e referime në shumë tubime shkencore e profesionale në qendra të ndryshme në ish-Jugosllavi, por edhe jashtë vendit, kryesisht me tema nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe të drejtave tjera. Me më se 300 artikuj të ndryshëm të botuar, ka bashkëpunuar e botuar në gazeta e revista të ndryshme të Kosovës e jashtë saj.

 

Veprat autoriale:

 

Pronësia industriale (Dispencë për studentët e Shkollës së lartë Pedagogjike të Prishtinës – Grupi I BAT-it; botoi Qendra Krahinore për Produktivitet dhe Inovacione, Prishtinë, 1981.

Masat e përkohshme – akte të shkatërrimit të ekonomisë dhe të institucioneve të Kosovës, botoi Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Prishtinë, 1992.

Krijimi dhe rrënimi i gjyqësorit të Kosovës – botoi Shoqata e Juristëve të Kosovës, Prishtinë, 2011

Shtegtimi nëpër lajme, botim i autorit, Prishtinë, 2012

Putovanje kroz vesti, botim i autorit, Prishtinë, 2012

Shtegtimi nëpër lajme – botimi i dytë I plotësuar, botim i autorit, Prishtinë, 2013

Putovanje kroz vesti – drugo dopunjeno izdanje, botim i autorit, Prishtinë 2013

Në mbrojtje të të drejtës dhe drejtësisë, botim i autorit, Prishtinë, 2014

Në mbrojtje të të drejtave të pensionistëve të Kosovës, botoi Lidhja e Pensionistëve e Kosovës, Prishtinë, 2015

Publicistikë, botim I autorit, Prishtinë, 2017

Çamërinë përherë në mendje e në zemër, botim i autorit, 2017

Lexoj e reagoj, publicistikë, botim i autorit, Prishtinë, 2018

Ngjarje, trajtesa, portrete, kronika – publicistikë, botim i autorit, Prishtinë, 2019

E lexofshi gëzuar – publicistikë, botim i autorit, Prishtinë, 2020

Regjistrime, analiza, interpretime – publicistikë, botim i autorit, 2021

Reagime – publicistikë, botim i autorit, Prishtinë, 2022

U sjell në vëmendje, publicistikë, botim i autorit, Prishtinë, 2023.

 

 Është bashkautor i librit “Ekonomia e Kosovës (1981)”; autor i dispensës “Pronësia Industriale” (1981); autor i librit “Masat e përkohshme – akte të shkatërrimit të ndërmarrjeve ekonomike dhe të institucioneve të Kosovës” (1992); autor i librit “Krijimi dhe rrënimi i gjyqësorit të Kosovës” (2011); autor i “Buletinit Jubilar” të 20-vjetorit të Shoqatës së Juristëve të Kosovës (2011); koautor i dy botimeve të “Doracakut për provimet e jurisprudencës” (2001 dhe 2004); autor i disa moduleve të Institutit Gjyqësor për arsimimin ligjor të gjyqtarëve dhe prokurorëve (2005); autor i dy botimeve (në gjuhën shqipe dhe serbishte) të librit publicistik “Shtegtimi nëpër lajme” (2011 dhe 2013); koautor i Monografisë “Kujtimi për një gjeneratë” (2011), dhe i Monografisë “Lidhja e Pensionistëve e Kosovës” (2014)..

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …