Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Donald Trump përmend sërish Kosovën e Serbinë: I ndalëm nga një luftë e madhe

Për të tretën herë brenda një jave, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në deklaratat e tij publike. Në një konferencë për media, Trump tha se dy vendet ishin në prag të një lufte të madhe. “S’jam i sigurt nëse ka pasur ndonjëherë një president që ka bërë më shumë. Serbia dhe Kosova po shkonin drejt një konflikti të madh. U thashë: Nëse shkoni aty, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata u përgjigjën: Ndoshta nuk do të shkojmë,” deklaroi Trump, duke nënkuptuar ndikimin e tij në parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Deklartat vijnë në kohën kur diskursi ndërkombëtar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor mbetet i ndjeshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti alarmon për organizime provokuese në Vidovdan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar për organizime potencialisht provokuese nga grupe …