Donald Trump ka kërcënuar se do të fillojë sulmet ajrore kundër regjimit të Assadit në Siri

Donald Trump premton zgjidhje për çështjen Kosovë–Serbi: “Do ta zgjidh sërish”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të rikthehet për të zgjidhur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e kujtuar rolin e tij gjatë mandatit të parë kur ndërmjetësoi Marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator 2020. “Unë do ta zgjidh, sërish,” shkroi Trump në një postim në platformën e tij “Truth”, ku theksoi se gjatë kohës së tij në detyrë kishte ndalur një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e cilësoi si gati të shpërthente në luftë. Ai shtoi se disa vendime të administratës Biden kanë dëmtuar perspektivën afatgjatë të këtij procesi, por shprehu vendosmërinë për ta çuar përpara zgjidhjen. Postimi i tij u mbështet dhe u shpërnda menjëherë nga ish-i dërguari special për dialogun, Richard Grenell, i cili vazhdon të jetë një nga zërat më kritikë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Grenell deklaroi se Kurti ka përkeqësuar ndjeshëm marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në, duke e pozicionuar vendin në një krizë të thellë diplomatike. Ai akuzoi liderin e Vetëvendosjes për “shkatërrim të lidhjeve si me demokratët, ashtu edhe me republikanët” dhe shtoi se raportet mes Prishtinës dhe Uashingtonit janë në nivelin më të ulët që nga vitet 1980.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …