leoni

Albin Kurti

Dorëzohet Kurti: Në takimin e Brukselit kam pranuar marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit në Ohër me 18 mars, me 12 pikat

Kryeministri Albin Kurti,  ka deklaruar se në takimin që ka pasur me emisarët amerikanë dhe evropianë është thënë që në qoftë se nënshkruhet drafti për Asociacionin (të cilit Kurti nuk ia përmend emrin), dhe do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për t’u vlerësuar kushtetutshmëria. Ai  tha se në takim ka rikujtuar se më  27 shkurt është pranuar marrëveshja bazike dhe aneksin e zbatimit në Ohër me 18 mars me 12 pikat e tij. Sipas tij, nëse do të nënshkruhej, do të kontrollohej nga Kushtetuesja. Kurti  e pranon marrëveshjen edhe është dakord me tekstin e saj, me përmbajtjen e saj. Unë nënshkrimin e marrëveshjes e ofrova edhe në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë me 16 tetor, ku Serbia e cila përfaqësohej me kryeministren gjithashtu refuzoi, sikurse presidenti i Serbisë. Dhe që në qoftë se do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, deklaroi Albin Kurti, tanimë me një ton disfatist e logjikë dorëzimi, duke i ikur madje edhe përdorimit të emiri Asociacion.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …